Banoret e fshatit Togez Komuna Qender ne zyren e N/Prefektit per problemin e HEC-ve. 118 firma te mbledhura kunder nndertimit te HEC-eve.

Written by SENIOR-A on .

Sot ne zyren e Neprefektit te Librazhdit Mehmet Bicaku nje perfaqesi prej pese vetesh dorzuan nje tjeter peticion kunder firmave qe ndertojne HEC-et ne kete komune, Ku vetem ne pjesen e komunes Qender qe i perket Parkut Kombetar Shebenik-Jabllbanice do te ndertohen nje nuer i madh prej tyre,mbi 47 cope.Ne zyren e Nenprefektit u dorzua nje peticion i banoreve me 118 firma te mbledhura,nderkohe po nje kerkese u eshte derguar instancave shtetore si Kryeministrit te Republikes se Shqiperise Zotit Edi Rama, Avokatit te Popullit, Ministrise se Mjedisit, Ministrise se Energjetikes dhe Industrise, Deputetit Taulant Balla, Prefektit te Qarkut te Elbasanit e me radhe ne kerkesa shkruhej: neve banoret e fshatit Toge jemi te shqetesuar per lumin Rrapun i cili kalon ne fshatin tone,ku ne kete fshat eshte miratuar nje hidrocentral per prodhim energjie,dhe sipas informacioneve komapnia qe zbaton projektin do te marri ujin e lumit me tub dhe tunel nga vendi i quajtur Ura e Funaresit deri tek Ura eTrenit Librazhd, rreth 6 km dhe ky tub do te futet nen shtratin e lumit. Ne si komunitet nuk jemi dakord dhe kundeshtojme me force kete projekt sepse na prek keto interesa: 1-Zhduk pergjithmone nocionin lum qe neve jemi lidhur brez pas brezi. 2-Zhduk peshqit dhe llojet e tjera qe jetojne ne kete lum. 3-Than ajrin gjate veres. 4-Prish shtratin e lumit dhe demton tokat tona perreth dhe rrezikon shtepite e banimit. 5-Humb mundesine e zhvillimit te plazhit gjate veres qe neve e perdorim si familje. 6-Prish sistemin e vaditjes se tokave. 7-Prish ekuilibrat ekologjik te zones. Midis te tjerash banoret thone se nga specialsitet dhe mediat kemi degjuar qe shekulli 21 eshte lufta per mbrojtjen e Ujit, ne e kemi kete mundesi dhe pse ta groposim kete resurs qe na ka falur natyra, ku dihen dhe pasojat qe sjell ne mjedis dhe ne shendetitn e njerezve. Ju lutemi merrni masa per te ndaluar kete masaker mjedisore qe po i behet mjedisit tone, ndryshe neve do te vetembrojme natyren tone te perbashket aty ku ne e kemi te lidhur cdo gje me kete lum. Ne takim ndodheshin dhe perfaqesues te shoqerise civlie, ishte perfqesuesi i shoqates “Egnatia”, qe prej muajsh sebashku me rrjetin “Ecim” kane ngritur problemin e 47 HEC-ve qe po ndertohen ne zonen e Parkut Kombetar dhe 87 ne te gjithe rrethin ku nje pjese jane dhe ne zonat e mbrojtura. Nga shoqeria, Nga grupimi “Ecim” jane organizuar disa takime me pushtetin lokal, eshte vizituar parku kombetar deri ne vend, javen e pare ishte dhe takimi me Prefektin e Elbasanit Arben Kamami,ku ishte vete ekologjisti Xhemal Mato i cili i kerkoi prefektit rishikimin e ndertimit te tyre, rishikimin e koncesioneve dhe zbatimin e ligjshmerise dhe te lejeve mjedisore dhe bashkepunimin me komunitetitin dhe nje takim me te gjithe drejtuesit e komunave. Nje projekt qe mbeshtetet nga REC Albania progarmi SENIOR-A dhe qeveria Suedeze.