HEC-et me tuba po shkaterojne natyren dhe ekonomine

Written by SENIOR-A on .

Nje nder takimet e rrjetit “ECIM” u zhvillua ne Librazhd, me fokus problematiken e dhenies se 43 lejeve per HEC-e brenda Parkut Kombetar Shebenike-Jabllanice, ku fatkeqesisht ne nje pjese te madhe te tyre kane filluar punimet. Ky park eshte shpallur zone e mbrojtur ne vitin 2008 dhe ka nje siperfaqe prej 33.927.7 Ha. Zona shquhet per nje larmishmeri te flores dhe faunes, ndaj dhe nderhyrja njerezore e nje niveli te tille, e izolimit te ujit qe ne burim nga tubat, eshte dhe per me teper do te jete nje katastrofe e vertete. Ne kete park gjenden bime endemike dhe kafshe mjaft te rralla si rreqebulli, ujku, ariu i murrme, dhia e eger etj. Ne te gjenden se paku 14 liqene akullnajore. Sipas kryetarit te shoqates Dores z. Mandi Kurti, biodiversiteti ne kete zone do te jete nje perralle nga e kaluara. Ndersa inxhinieri elektroenergjitik z. Mustafa Malo u shpreh “Peshku eshte mbi gure, kafshet s’kane ku te pijne uje, ka ndodhur dhe po ndodh nje betonizim i shtratit te lumenjve”. Publiku eshte i njohur vetem me njeren ane te medaljes zhvillimin ekonomik, nga HEC-et. Por nga ana tjeter nje zhvillim i tille sjell pasoja per mjedisin. Madje impakton dhe zhvillimin ekonomik, nga turizmi. E ndaj nuk duhen trumbetuarvetem si zhvillim HEC-et! E per me teper HEC-et ne Zona te Mbrojtura, qe jane ne shkelje me ligjin. Mos harrojme qe qyteterimet e para u krijuan pikerisht prane lumenjve,pasi aty gjendej ushqimi. Peshqit jane nje mundesi e mire per t’u ushqyer por edhe per te zhvilluar tregti, jane nje burim jetik qe do te shterroje. Ky nuk eshte nje zhvillim i qendrueshem. Pasojat ne ekonomi do te ndihen jo vetem nga humbja ne biznesin e peshkimit por edhe nga ulja e potencialeve per zhvillimin e turizmit. Mungesa e infrastruktures e ka bere kete zone jo atraktive per investitoret e huaj. Nese shteti do investonte per infrastrukturen, do ishte nje kosto qe jo vetem do t’i kthehej shume shpejt, por do te gjeneronte dhe te ardhura nga turizmi. Por mesa duket shteti i trembur drejt arritjes se targetit 38% ne energjite e rinovueshme deri ne 2018, ben hapa te pershpejtuar dhe te gabuar, me pasoja fatale per natyren dhe ekonomine. Nderkohe qe eshte kushtuar shume pak vemendje ne format e tjera te energjive te rinovueshme nga dielli dhe era. Z. Kurti, kryetar i shoqates Dorez i shqetesuar nga problematika e HECeve me tuba, u shpreh per gazeten Ekolevizja: “Imagjinoni cfare do shohi turisti ketu, vjen per nje Park Kombetar dhe do prezantohet me nje zone industriale”. Aktiviteti per te ndergjegjesuar bashkine, komunat, komu- nitetin mbi demet mjedisore dhe ekonomike-sociale qe do te sjellin HEC-e te tilla, per banoret por edhe per gjithe shqiptaret u zhvillua ne dy pjese. Ne pjesen e pare takimi u zhvillua ne Bashkine Librazhd, me pjesemarres nga komunat, eksperte, rrjeti “ECIM”, rrjete te tjera mjedisore te formuar ne kuader te Programit SENiOR-A, shoqata mjedisore lokale, mesues, gjimnaziste etj. “Etja per te fituar e ka shkaterruar natyren, fryma e etjes per fitim eshte tepruar”, u shpreh ne takim drejtuesi i Qendres “Grupimi Ekolevizja” dhe njekohesisht i rrjetit “ECIM”, z. Xhemal Mato. Ne kete takim morri pjese dhe kryetari i bashkise Librazhd, z. Shefki Cota i cili shprehu gadishmerine e tij per te ndihmuar ne kete proces, duke e mbeshtetur rrjetin tone ne kete nisme. Ne kete takim, ndonese ishin ftuar te merrnin pjese, mungonin kryetaret e komunave qe perfshihen ne Parkun Kombetar Shebenike-Jabllanice. Komunat qe perfshihen ne kete park jane: Stebleve, Lunik, Qender, Hotolisht, Qukes, Rrajce. Duke qene se “Nisma fillon nga komuna”- sic u shpreh dhe kryetari i Bashkise Librazhd z. Cota, eshte menduar te realizohet nje tjeter takim vetem me kryetaret e komunave. Ne pjesen e dyte te aktivitetit, u zhvillua vizite studimore ne Parkun Kombetar “Shebenike-Jabllanice”, per te prekur nga afer kete problematike. Te gjithe pjesemarresit, qe erdhen ne park hipen mbi tubat e vendosura per HEC-e, me gishtin e ok per poshte, duke shprehur keshtu ne menyre simbolike shpirtin e tyre demostrativ.