Projektligji “Njoftimi dhe Konsultimi me publikun” – diskutohet në tryezë të gjerë

Written by SENIOR-A on .

eden

Në ambjentet e hotel Rogner, me datë 18 dhjetor 2013, u diskutua me grupet e interesit projektligji mbi “Njoftimi dhe konsultimi me publikun”. Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Znj. Harito, theksoi se ligji është i rendësishëm për angazhimin që shteti shqiptar ka ndërrmarë për një qeverisje të hapur dhe për konkretizimin në rritjen e transparencës. Ajo përmendi se pjesmarrja qytetare në vendimarrje është e rendësishme jo vetëm për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut, por edhe për rritjen e llogaridhënies së qeverisë ndaj qytetarit. Rrjeti vigjilues “Një sy për mjedisin” u përfaqësua në takim nga Znj. Ermelinda Mahmutaj, Drejtore Ekzekutive e qendrës EDEN, e cila në fjalën e saj përmblodhi komentet dhe rekomandimet më të rendësishme të rrjetit për këtë projektligj. Organizatat partnere të rrjetit u mblodhën së bashku në 12 dhjetor 2013 dhe diskutuan projektligjin. Komentet e dërguara nga rrjeti mund ti gjeni www.eden-al.org/media/Komente%20mbi_Njoftimin%20dhe%20konsultimin%20publik.pdf