MINUTAT E TAKIMIT TË KATËRT NË RRJET

Written by SENIOR-A on .

Më 20 dhejtor, në ambientet e administratës së Parkut Kombëtar Prespë, u realizua takimi i katërt i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, i fundit i parashikuar në kuadër të programit SENiOR-A për vitin 2013. Ky takim kishte si qëllim kryesor raportimin e vazhdimsisë së punës së tre muajve të fundit por mbi të gjitha diskutimin dhe parashikimin e vazhdimsisë së punës për vitin 2014. Pjesëmarrësit e të shtatë organizatave të rrjetit dhanë mendimet e tyre konkrete për fokusin e aktiviteteve në bazë të draft planit të hartuar nga organizata INCA. Takimi nisi rreth orës 13:00 dhe u drejtua nga Z. Zamir Dedej, i cili pas një hyrje të shkurtër i dha fjalën pjesmarrësve për prezantimin e ecurisë së punës. Si fillim INCA bëri një prezatim të shkurtër të ecurisë së punës si në rolin e saj si organizatë lider në zgjidhjen e problemeve administrative të të gjitha organizatave të hasura gjatë punës, po ashtu edhe si përfaqësuese e këtij rrjeti. Prezantimi vazhdoj me organizatën Mbrojtja e Mjedisit e cila raportoj ecurinë e punës me programin e ri, takimi me stafin e Shërbimit Pyjor Has dhe biseda në studio TV mbi vlerat e malit të Pashtrikut. “Miqësia” (Ulëz) tashmë ka përfunduar dhe prezantuar Planin e Veprimit të Peshkimit në liqenin e Ulzës si dhe është në proces antarësimi në Federatën e Ujrave të Ëmbla. ILIRIA gjithashtu ka përfunduar studimin GIS për kufijtë e Parkut Rajonal, Kthellë në proces shpallje. Adriatuku ka vazhduar me takimet me pushtetin vendor në proces të shpalljes Porto Palermos zona e dytë e mbrojtur detare. Green&Clean gjithashtu vazhdon me aktivitetet pas kalimit të pjesës së parë të fondit. Pjesa më e rëndësishme e takimit ishte prezantimi i draft planit për 2014. INCA edhe si organizata lider e partnerve të rrjetit hartoj një draft plan me objektivat kryesore i cili me pas u shpërnda tek antarët e rrjetit të cilët punan dhe sollën në takim idetë e tyre për të koordinaur veprimaritë e përbashkëta në përmbushjen e objektivit dhe qëllimeve. Qëllimi kryesor i programit për 2014 parashikohet të jetë forcimi i rolit të OJFve në mbrojtjen e natyrës dhe kontributit të tyre për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave natyrore të baseneve ujor (ujërat e ëmbla) dhe ekosistemeve detare. Me objektiva kryesore: 1. Konsolidimin e bashkëveprimit të organizatave të rrjetit. 2. Krijimi i traditës së qëndrueshme të promovimit të vlerave lokale nëpërmjet aktiviteteve mjedisore. U diskuta rreth aktiviteteve të ndryshme të cilat do të përmbushin dhe plotësojnë qëllimin dhe objekitvat e paravendosrua. Pas diskutimeve të shumta dhe shqyrtimit të shumë ideve të përbashkëta, takimi përfundoj më disa rezultate të cilat janë të renditura më poshtë: Konkluzione: Organizata “Miqësia” parashikoj: • Monitorimin e peshkimit në liqen dhe njëkohësisht së bashku me të edhe monitorimi i specieve me rëndësi të përcaktuara në planin e menaxhimit të Parkut Rajonal Ulëz. • Festimin e ditës së Shën Markut (prill) në Ulzë nëpërmjet një panairi me prodhimet e zonës si dhe promovimin e sporteve ujore në liqen në bashkëpunim me operatorët turistik, për të shtuar dhe drejtuar vëmendjen e turistëve tek ky liqen. Organizata “Mbrojtja e Mjedisit”, Has: • Oganizimi i një panairi me prodhimet e zonës, kryesisht me produktet e pyllit në stinën e vjeshtës. • Realizimi i një konkursi pikture me njohuri mbi shpendët në lagunën e Kashtës, pas vrojtimeve në pikën e vrojtimit të shpendve, gjatë realizimit të orëve të hapura me nxenësit e disa shkollave të qytetit. Organizata “ILIRIA”: • Hartimi i planit të menaxhimit të Kthellës në proces së shpalljes Park Rajonal dhe përgatitjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për propozim. • Plotësimi i mangësive lidhur me logot e Parqeve Kombëtare dhe hartimi i logove të tyre. Organizata “Green&Clean”: • Organizimi sërisht i festës së verës (Dhjetor), për promovimin e vlerave të zonës dhe ecurinë e traditës. • Zhvillimi i kurikulës së edukimin mjedisor nëpërmjet përfshirjes së shkollave të qytetit. Organizata “FSLSH”: • Organizmi i ditës së Liqenit të Shkodrës (17 qershor) në bashkpunim ndoshta me bashkinë Shkodër, në bashkpunim me operatoret turistik për zhvillimin e aktiviteteve sopritve në liqen, si pjesë e traditës dhe promovimit. • Organizimi i datës 2 shkurt. Adritaiku ngelet për tu diskutuar.