Takimi koordinues i rrjetit “Një sy për mjedisin”

Written by SENIOR-A on .

seniori

Në datën 17 prill në zyrat e qendrës EDEN u zhvillua takimi i parë koordinues i rrjetit “Një sy për mjedisin” në kudër të programit "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri 2012-2015, SENiOR-A", i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri dhe financohet nga Qeveria Suedeze. Takimi u zhvillua nga ora 10:30-17:00 dhe ishin të pranishëm drejtuesi dhe koordinatori i projektit për organizatat: Qendra EDEN- Tiranë, Klubi Ekologjik Elbasan- Elbasan, Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përeth Titan-Burizan- Fushë Krujë, Mbrojtja e Mjedisit Natyror- Berat, Qendra e Informacionit të Aarhus-it - Shkodër, Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim- Vlorë. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutim rreth strategjisë që ka rrjeti, diskutim për aktivitetet e përcaktuara në kuadër të projektit, shtjellimi i planit të punës si dhe përcaktimi i metodikës së vlerësimit të situatës dhe vigjilencës mbi efektshëmrinë e shërbimit. Secila nga organizatat diskutoi dhe ndau ekserciencën e saj në lidhje me aktivitet e përcaktuara në projekt. Ky takim shërbeu për të saktësuar punën e secilës organizat gjatë zbatimit të projektit, për forcuar punën e rrjetit dhe më e rëndësishmja për të përcaktuar një metodologji të përbashkët për vigjilencen dhe produketet që do të zhvillohen në kuadër të aktiviteteve të projektit.