Del numri i ri i revistës Mjedisi Sot 138 - “Të gjithë për një... asnjë për të gjithë!”

Written by SENIOR-A on .

ms web 138

Tematika kryesore e këtij numri është peshkimi i qëndrueshëm në Shqipëri, e trajtuar më gjerësisht përmes shkrimeve që gjenden në brendësi të revistës. Sektori i peshkimit ndërmjet nevojës ekonomike dhe ekuilibrit të natyrës, Statusi i rezervave të peshqve fundorë në bregdetin shqiptar, Peshkimi në laguna, një traditë e hershme në Shqipëri, Bashkëpunimi efektiv në menaxhimin e burimeve peshkore në Adriatik, Iktiofauna e ujërave të brendshme dhe degradimi gradual i saj janë ndër shkrimet kryesore që do të mund të lexoni në këtë numër.

Në rubrikën e lajmeve nga vendi janë paraqitur disa nga ngjarjet mjedisore të ndrodhura përgjatë vitit 2012, ndërsa aktualiteti i kushtohet një problematike mjaft të mprehtë në vend, sic është amianti, një kërcënim për shëndetin e njeriut në këtë shekull.

Për lexim më të plotë të revistës, vizitoni faqen e internetit www.mjedisisot.info