N1: Nature Protection

Written by SENiOR-A on .

Network leader

Institute for Nature Conservation in Albania (INCA) - Tirana

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA ) është një organizatë jo qeveritare, e ngritur në qershor të vitit 2000, dhe e regjistruar si e tillë nga Gjykata e Tiranës në vitin 2004, me vendimin Nr. 1087. INCA ka zyrën e saj në Tiranë, por vepron në të gjithë territorin e Shqipërisë.
INCA ka si qëllim kryesor të japë ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trajnimeve dhe procesit të pjesëmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal, mbrojtjen e florës dhe të faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik, menaxhimin e zonave të mbrojtura, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendim-marrësve politikë, dhe të ndërmarrë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike. Detyra e Institutit është gjithashtu të integrojë ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjithë çështjet e tjera ose fusha të shkencës, që kanë një ndikim në burimet natyrore në vend.
Instituti do të jetë pjesë e procesit të përmirësimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore shqiptare, si dhe integrimin evropian, dhe duke synuar:
- Rritjen dhe aktivizimin e burimeve njerëzore nëpërmjet nxitjes së formimit profesional për mbrojtjen e natyrës në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve;
- Edukimin qytetar, social, teknik, shkencor e kulturor të cdo lloj forme, sipas koncepteve, normave dhe standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Harmonizimin e burimeve njerëzore e materialeve dhe vënien e tyre në shërbim të zhvillimeve rajonale në fushën e mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht të natyrës, të formimit profesional dhe punësimit, afrimit dhe integrimit të vendit në rajon, Europë e më gjerë.

Partners

  • Clean and Green - Prespë, Korçë


  • Forumi Ndërkufitar i Liqenit të Shkodrës - Shkodër


  • Mbrojtja e Natyrës dhe Administrimi i Mjedisit, Adriatik - Vlorë


  • Shoqata Miqësia Ulëz - Mat


  • Mbrojtja dhe Zhvillimi Social - ILIRIA - Tiranë


  • Mbrojtja e Mjedisit Kukës - Kukës


  • Shoqata Jugore për Mjedisin - ÇAJUPI - Gjirokastër

Shoqata Jugore “ÇAJUPI” në fushën e mjedisit është krijuar me vendimin e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 2808/1 dt. 18/03/2011, për ushtrimin e aktivitetit për mbrojtjen e mjedisit dhe mjedisit natyror në rajonin jugor të vendit, që përfshin kryesisht territoret e qarkut të Gjirokastrës. Shoqata “ÇAJUPI” është ngritur si vazhdim i shoqatës “MANDI” për ndihmë mjedisore në rrethin e Gjirokastrës e krijuar më dt. 18/03/2010 me vendimin Nr. 2808, të po kësaj Gjykate, me të njëjtin aktivitet “Mbrojtjen e Mjedisit Natyror” në rrethin e Gjirokastrës.
Shoqata ÇAJUPI ka si qëllim kryesor të kontribuojë me aktivitete konkrete dhe të mbështesë mbrojtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetin në rajonin jugor të vendit. Gjithashtu shoqata do të punojë në drejtim të lobimit dhe të rritjes së kapaciteteve të komunitetit e qendrave të banuara urbane e rurale për ruajtjen dhe stabilitetin e ekosistemit.
Objektivat kryesore të veprimtarisë së Shoqatës “ÇAJUPI” lidhen me mbrojtjen e mjedisit natyror dhe hapësirës ekologjike të rajonit jugor të vendit, ku bashkëjetojnë natyrshëm një florë dhe faunë e pasur, por edhe një komunitet tepër dashamirës me të.