N2: Watchdogging and advocacy

Written by SENiOR-A on .

Network leader

Environmental center for Development Education and Networking (EDEN) - Tirana

Qendra EDEN është një organizatë jo qeveritare, jo politike dhe jofitimprurëse, e cila ka për qëllim të kontribuojë në një zhvillim të qëndrueshëm dhe mjedis të shëndetshëm nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në partneritet me aktorët e interesuar.
EDEN beson se një zhvillim i qëndrueshëm dhe mjedis i shëndetshëm është i mundur!
Organizata është themeluar në mars të vitit 2004, duke u shkëputur prej mbështetjes eksperte të ofruar nga Milieukontakt Oost Europa dhe ka në përbërje të saj:

  • Një grup trajnerësh të mirëstabilizuar, të cilët i ofrojnë asistencë dhe ngritje kapacitetesh grupeve synuese të qendrës;
  • Një grup Udhërrëfyesish Natyre, i përbërë nga të rinj të përgatitur për të ofruar edukim mjedisor dhe guida në natyrë;
  • Një grup vullnetarësh, i përbërë nga të rinj të motivuar dhe të angazhuar në projekte të ndryshme ndërgjegjësimi me komunitetin;
  • Një qendër burimore me një bibliotekë me libra të shumëllojshëm dhe informacion mjedisor, e cila është krijuar nga stafi i qendrës, dhurimet nga individë të ndryshëm dhe nga kontributi i partnerëve tanë.


Partners

Qendra për Kërkim Bashkëpunim e Zhvillim (CRCD) është një Organizatëjo-qeveritare e krijuar në qershor 2008, e cila operon mbi bazë të njohurive dhe politikave kombëtare e ndërkombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm në të gjithë Shqipërinë.
Qendra për Kërkim, Bashkëpunim e Zhvillim (CRCD) i përkushtohet një shoqërie të zhvilluar të produktit dhe konsumit të qëndrueshëm, një shoqëri ku barazia është themeli i një harmonie dinamike mes njerëzve, duke i shërbyer dhe respektuar njëri-tjetrit dhe mjedisit.
Objektivi i përgjithshëm i CRCD është të veprojë si një strukturë konsultative, kërkimore e formuese në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik, mjedisor, kulturor dhe teknik, duke përshtatur e promovuar modelin Europian në Republikën e Shqipërisë.

  • Shoqata në Mbrojtje të Jetës dhe Ekosistemit, Borizanë - Kruja