N3: Environmental services

Written by SENiOR-A on .

Network leader

Urban Research Institute URI - Tirana

Instituti i Kërkimeve Urbane (IKU) është një Organizatë Jo-Fitimprurëse që ndodhet në Tiranë, e krijuar në vitin 1999. Organizata është krijuar nga një grup i përbashkët profesionistësh. Forumi i saj më i lartë është Bordi i Administratorëve të Besuar, përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv. IKU ka një staf të përgatitur të përhershëm dhe punëson profesionistë me kohë të pjesshme në përgjigje me misionin dhe objektivat e detajuara në qëllim të shërbimeve dhe nivelit të njohurive e kompetencave, ashtu siç kërkohet nga klientët e tij. Çdo individ apo grup profesionistësh, pjesë e stafit të IKU-t, është i angazhuar në përgatitjen e projekt-propozimeve, drejtimin e kërkimeve, zhvillimin e analizave dhe propozimin e zgjidhjeve.
Filozofia e përgjithshme e menaxhimit të IKU motivohet në theksin dhe inkurajimin e decentralizimit të përgjegjësive, autoritetit dhe llogaridhënies së pjesëtarëve dhe personelit të tij.

Partners

AULEDA është një organizatë jo-fitimprurëse jo qeveritare e themeluar në gusht të vitit 2003 në Vlorë, si pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal sponsorizuar nga ILSLEDA. Ajo është organ i pavarur, me strukturën e vet ligjore dhe autonominë funksionale, bazuar në një partnership publik-privat. Misioni i AULEDA është mbështetje për zhvillimin social, ekonomik, kulturor dhe mjedisor të rajonit të Vlorës, përmes forcimit dhe integrimit të burimeve të veta sipas parimeve të zhvillimit njerëzor. Në mënyrë të veçantë, AULEDA kontribuon në krijimin dhe forcimin e Planifikimit Strategjik lokal dhe rajonal në zonën e Vlorës, dhe siguron mbështetje për institucionet dhe shoqërinë civile në angazhimin e tyre për zhvillimin e gjithanshëm lokal.
Në dhjetë vitet e fundit AULEDA ka treguar përgjegjësi dhe profesionalizëm në realizimin e misionit dhe objektivave të saj, duke tërhequr interesin dhe mbështetjen financiare të donatorëve, ndër të tjerë, si UNOPS, UNDP, Komisioni Evropian, Oxfam GB, Fondacioni Soros, Kooperacioni Italian, Ambasada Amerikane në Tiranë.

Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO) është organizatë jo qeveritare shqiptare, e krijuar në vitin 2001. Misioni i saj është konservimi, rijetëzimi dhe promovimi i qytetit historik të Gjirokastrës. GCDO financohet nga Packard Humanities Institute dhe është organizatë simotër me Qendrën Ndërkombëtare të Arkeologjisë Shqiptare. GCDO ka këto objektiva:
-         Të konservojë ndërtesat historike në Gjirokastër dhe të ndihmojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e qytetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
-         Të kontribuojë për gjallërimin ekonomik në zemrën historike të qytetit.
-         Të promovojë zhvillim të qëndrueshëm në qytet dhe në rajonin përreth.
-         Të mbështesë zhvillimin e jetës kulturore të qytetit.  

Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, me rrjetin e qendrave komunitare të saj, ka lindur në vitin 1998 si një projekt për minorët në kushte të vështira sociale, psikologjike, edukuese dhe ekonomike, në kushtet e një shoqërie në tranzicion dhe kur shërbime të tilla nuk ekzistonin. Nga tetori i 2002-it qendra funksionon si qendër komunitare, duke zgjeruar kapacitetet dhe përfituesit e saj në komunitet.
Në 14 vitet e rritjes së saj, “Sot për të Ardhmen” ka sfiduar problemet e kohës në një zonë ku mbizotëronte mentaliteti ndërkulturor, duke u shndërruar në programin më të madh të zhvillimit dhe të integrimit të komunitetit në zonën e ish-Kënetës, në Durrës. Qëllimi kryesor i programit është përmirësimi i kushteve të jetesës, rritja dhe zhvillimi i kapaciteteve të habitatit, integrimi i komunitetit të zonës në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të qytetit të Durrësit.

Në vitin 1998 Organizata Jo-Qeveritare italiane CEFA, në bazë të një marrëveshje me Qeverinë Shqiptare, themeloi përmes projekteve të zhvillimit një gamë shërbimesh sociale në qytetin e Elbasanit. Stafi i punonjësve socialë, të cilët punuan për zbatimin e këtyre projekteve, u trajnuan me qëllim që të fitonin kopetencat e duhura për të siguruar dhe ofruar në të ardhmen këto shërbime në mënyrë autonome. Nga fundi i vitit 2001, një grup punonjësish filluan punën për themelimin e një shoqate jo-fitimprurëse shqiptare dhe në 20 Shkurt 2002, u krijua shoqata "Tjetër Vizion".
Nga maji i 2002-it dhe aktualisht, "Tjetër Vizion" ofron shërbime për target grupet në nevojë në qytetin e Elbasanit. Së fundmi shoqata ka vendosur të veprojë dhe në fushën e shërbimeve bujqësore dhe atë të bizneseve sociale, për të pasur akses në absorbimin dhe pjesëmarrjen në projekte të ndryshme të këtyre fushave, me qëllim ngritjen e aktiviteteve mbështetëse për shërbimet sociale në rrethin e Elbasanit.
Misioni i saj është Ofrimi i shërbimeve cilësore në fushën sociale, bujqësore e shëndetësore, për kategoritë në nevojë të shoqërisë, me qëllim përmirësimin e jetës së tyre dhe të mbarë komunitetit.

"Unë, Gruaja" është një organizatë jo-fitimprurëse, jo-politike dhe jo-fetare, e regjistruar sipas ligjit shqiptar si shoqatë lokale në vitin 2003. Shoqata "Unë, Gruaja", kontribuon shumë fort në drejtim të përmirësimit të barazisë sociale dhe politike mes grave dhe burrave.
Aktivitetet e UG përfshijnë: shërbimet e këshillimit, trajnime, rritjen e ndërgjegjësimit publik, shpërndarjen e informacionit, inkurajimin e grave që të marrin pjesë aktive në marrjen e vendimeve, monitorimin e vendimeve të qeverisjes vendore nga një perspektivë gjinore dhe udhëheqje të fushata advokuese dhe lobuese në nivel lokal dhe kombëtar.
Përvoja dhe ekspertiza e UG është rritur. Stafi i organizatës ka kapacitete profesionale në hartimin e projektit, menaxhimin dhe aftësitë organizative, këshillimin ballë për ballë dhe në grup; trajnimet dhe aftësitë e asistencës teknike; aftësitë e zhvillimit të komunitetit; aftësitë e udhëheqjes; aftësitë për ndërtimin e kapaciteteve; hartimin e projektit dhe aftësitë e menaxhimit; aftësitë e vlerësimit të komunitetit; aftësitë e marrëdhënieve me publikun; aftësitë e komunikimit strategjik.