N4: Public awarenes and information

Written by SENiOR-A on .

Network leader

Ekolëvizja Movement - Tirana

“Ekolëvizja” është aleanca e një Grupimi OJF-sh mjedisore, krijuar që në Janar të 2004-ës, me shtrirje mbarëkombëtare, që punojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Grupimi u krijua si rezultat i domosdoshmërisë së forcimit të zërit dhe veprimit të shoqërisë civile në këtë fazë të zhvillimit të vendit, kur ndodhin dëmtime në mjedis, zhvillime jo miqësore me të, me kosto të lartë për të ardhmen e vendit.
Misioni i Grupimit “Ekolëvizja” është: Të bashkojë dhe forcojë zërin e shoqërisë civile në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, të bëhet faktor në proceset vendimmarrëse, përmes forcimit të integritetit të rrjetit të shoqatave mjedisore, rritjes së cilësisë së veprimtarive, zgjerimit të pjesëmarrjes, informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut.
Grupimi Ekolëvizja ka për qëllim bashkimin dhe forcimin e lëvizjes mjedisore dhe aktiviteteve të saj.


Partners

Milieukontakt Albania ka më shumë se 14 vjet eksperiencë me organizatat e shoqërisë civile në fushën e mjedisit, natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe me autoritetet vendore që mbulojnë këto çështje.
Synimi afatgjatë i programeve aktuale dhe atyre të mëparshme të Milieukontaktit në Shqipëri është “Të zhvillojë një lëvizje të qëndrueshme dhe demokratike të organizatave mjedisore Shqiptare. Kjo do të thotë një lëvizje që ka një ndikim të madh në shoqëri, të jetë e aftë të rrisë ndërgjegjësimin në publik dhe të jetë e aftë të luajë një rol të rëndësishëm në procesin e politikave dhe të vendimmarrjes në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.
Në të gjitha programet e zbatuara nga Milieukontakt Albania, tre janë elementet që e drejtojnë atë: ngritja e kapaciteteve, përfshirja e publikut dhe zgjidhja e problemeve mjedisore. Milieukontakt Albania ofron trajnime, këshillime, mbështetje për organizatat që punojnë për zhvillimin e qëndrueshëm. Ne kemi stimuluar dhe mbështetur përfshirjen dhe fuqizimin e pjesëmarrjes qytetare në procesin e vendimmarrjes. Ne i ndërlidhëm këto procese me zgjidhje konkrete të problemeve mjedisore. Ekspertiza e Milieukontakt Albania përfshin jo vetëm mbështetjen e procesit të vërtetë nga poshtë lart, por edhe ekspertizën në një numër të madh të çështjeve mjedisore dhe të ligjit mbi mjedisin.

Shoqata “Together for Life” është themeluar sipas vendimit të Gjykatës nr. 2726, me datë 2009/12/24. Anëtar të kësaj shoqate janë kryesisht gazetarë, të cilët mbulojnë sektorin e edukimit, shëndetësisë dhe problemet sociale dhe punojnë në mënyrë vullnetare për aktivitetet e shoqatës.
Misioni i shoqatës është të promovojë dhe të mbrojë të drejtat e njeriut, pacientëve dhe grupeve vulnerabël dhe të ndihmojë në informimin, edukimin dhe komunikimin për çështje të arsimit, shëndetit dhe çështjeve sociale. Gjithashtu, qëllimi i shoqatës është promovimi për mbrojtjen e mjedisit.

Qëllimet e Shoqatës janë:
1.       Informimin dhe edukimin e popullatës në lidhje me edukimin, shëndetin, mjedisin dhe çështjet sociale.
2.       Mbrojtja e të drejtave të njeriut sidomos të komuniteteve në nevojë
3.       Ndërtim kapacitetesh dhe advokaci me struktura që operojnë në këto fusha dhe me politik bërës në fushën e shëndetësisë dhe sidomos shëndetit riprodhues.
Shoqata “Together For Life” ka në përbërje të saj një bord dhe anëtarësime nga fusha e medias, mjekësisë dhe botës akademike.

Forumi i Mendimit të Lirë është një organizatë e krijuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë, në maj të vitit 2006. Forumi është organizatë me anëtarësi dhe përfshin intelektualë të fushave të ndryshme që, ndër vite, kanë qenë pjesëmarrës në programin e Departamentit të Shtetit, Vizitorët e Botës. FML u stimulua të organizohej nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, me qëllim kontribuimin e të trajnuarve me fondet e Qeverisë Amerikane, kudo ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. FML u krijua si organizatë për të sjellë një frymë ndryshe në aktivitetin e OJF-ve në Shqipëri, për të ndikuar drejtepërdrejtë në zgjidhjen e problemeve.
Forumi i Mendimit të Lirë ka në fokus marrjen e nismave ligjore, politike e shoqërore, në shërbim të përmirësimit të standardeve të demokracisë, rritjen e nivelit të cilësisë së qeverisjes, nxitjen e pjesëmarrjes së komunitetit në qeverisje, nxitjen e llogaridhënies së pushtetit, edukimin shoqëror dhe ligjor të publikut etj.