Ngjarje të pritëshme

No events found
Paralajmërim
  • This parser only supports VCARD and VCALENDAR files

PP1: Përfshirja e të gjithëve

Shkruar nga SENiOR-A on .

Qëllimi: Mbështetje në fazën fillestare dhe përfundimtare të programit me qëllim për të kuptuar më mirë situatën bazë të OSHC-ve në Shqipëri, për të rritur vizibilitetin e tyre dhe për të identifikuar ecurinë e deritanishme dhe sfidat në fazën përfundimtare të programit.

Takimi nismëtar

Takimi nismëtar është aktiviteti i parë që shënon fillimin e programit SENiOR-A. Ky aktivitet do të shërbejë për informimin dhe përfshirjen e anëtarëve të shoqërisë civile në aktivitete që do të organizohen gjatë Periudhës Fillestare të Projektit.

Workshopet rajonale

Workshopet rajonale do të jenë të dobishme në prezantimin e detajeve të programit për të gjitha palët e interesuara; në mbledhjen e informacionit në lidhje me gjendjen e shoqërisë civile në nivel lokal; në marrjen e mendimeve të shoqërisë civile për ndryshime të mundshme dhe rregullime në strukturën e programit për ta bërë atë më realist dhe të zbatueshëm; dhe në lehtësimin e punës së ekspertëve që do të punojnë në Fazën e Vlerësimit dhe të përgatitjes së Adresarit të OJF-ve.

Përgatitja e bazës të të dhënave për OSHC-të mjedisore

Pyetësorët do të shpërndahen në mbarë vendin. Pjesa e parë e tij synon të grumbullojë të dhëna të sakta me informacionin bazë mbi OSHC-në. Pjesa e dytë e pyetësorit, me pyetje analizuese mbi strukturën, të ardhurat dhe funksionimin e organizatave, do të jetë për vlerësimin e situatës së OSHC-ve mjedisore në mbarë vendin.

Vlerësimi i statusit të OSHC -ve në Shqipëri

Në fazën e vlerësimit do të ndërmerret një analizë e detajuar, gjithëpërfshirëse, e OMSHC-ve në Shqipëri. Vlerësimi i situatës do të bëhet nëpërmjet një Pyetësori, i cili do t’iu shpërndahet të gjitha OSHC-ve, si dhe duke takuar direkt OSHC-të dhe aktorët e tjerë që punojnë me shoqërinë civile, për të mësuar opinionin e tyre dhe produktet e deritanishme.

Adresari i OSHC -ve Mjedisore

Adresari i OSHC -ve konsiderohet si përditësim i versionit të mëparshëm të adresarit të vitit 2006, pasi është shumë e vështirë apo e pamundur, për të gjetur informacion të dobishëm për të gjitha OSHC-të, që punojnë në Shqipëri, në fushën e mjedisit.

Workshope rajonale mbi mësimet e nxjerra

Këto workshope rajonale do të mbahen në fund të programit. Qëllimi kryesor i tyre është të theksohen rezultatet e arritura gjatë periudhës së zbatimit të programit, historitë e suksesit dhe mësimet e nxjerra apo problemet e hasura gjatë bashkëpunimit me komunitetin lokal dhe Njësitë e Qeverisjes Lokale.

Aktivitete në terren të OSHC-ve

Aktivitetet në terren do të shërbejnë si një paraqitje praktike e arritjeve të OSHC-ve gjatë zbatimit të programit. Këto aktivitete do të organizohen në zona të hapura, të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ku OSHC-të e rrjetërzuara apo ato individuale, do të tregojnë rezultatet e tyre, do të promovojnë organizatën dhe do të vendosin lidhje të reja.

Konferencë përmbyllëse mbi zhvillimet e Projektit, arritjet dhe mësimet e nxjerra

Konferenca do të organizohet si një forum/konferencë mbarë-kombëtare, për të diskutuar jo vetëm zhvillimet, arritjet dhe mësimet e nxjerra gjatë zbatimit të programit në nivel kombëtar, por, në të njëjtën kohë, të diskutohet me aktorët e ndryshëm se cila do të jetë rruga për të ecur përpara në zhvillimin e sektorit të Shoqërisë Civile në Shqipëri.