Ngjarje të pritëshme

No events found

Elbasan-Korce-Gjirokaster-Kukes: Workshope rajonale me shoqerine civile per zhvillimin e programit SENiOR-A

Shkruar nga SENiOR-A on .

takimi-korce

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqiperi, me mbeshtetjen e Agjencise Suedeze per Zhvillim dhe Bashkepunim Nderkombetar (SIDA), ka nisur zbatimin e nje programi te ri ne mbeshtetje te shoqerise civile, pergjate tre viteve te ardhshme (2012-2015) me titull: Mbeshtetje per Organizatat Mjedisore te Shoqerise Civile ne Shqiperi (SENiOR-A).

REC Shqiperi e vlereson mjaft te rendesishem kontributin e shoqerise civile per nje zbatim sa me te suksesshem te programit SENiOR-A. Rajonet ku do te zhvillohen takimet jane Shkoder, Fier, Elbasan, Korce, Gjirokaster, Kukes dhe Tirane, kud synohet te mblidhen te gjithe perfaqesuesit e shoqerise civile nga qytetet dhe komunat e Shqiperise, me synim vleresimin e objektivave specifike te programit, ne perputhje me nevojat konkrete te shoqerise civile per nje zhvillim me cilesor te sektorit. Qellimi i workshopeve eshte perfshirja dhe kontribuimi i te gjitheve per nje zbatim sa me te mire te programit SENiOR-A.

Pjesemarres ne takime do te jene perfaqesues te organizatave te shoqerise civile qe operojne ne rajonet e siperpermendura, me fokus kryesor te punes se tyre ceshtjet e mjedisit, por dhe aktivitete te tjera sociale te nderthurura me elementin mjedisor.

Referoni kalendarin e aktiviteteve per takimet ne rajonin tuaj.

takimi-elbasan