Ngjarje të pritëshme

No events found

Takimi i Hapjes se Programit “Mbeshtetje per Organizatat Mjedisore te Shoqerise Civile ne Shqiperi (SENiOR-A)

Shkruar nga SENiOR-A on .

mainEvent

Me date 6 Qershor 2012, ne mjediset e Hotel Sheraton Tirane, Ambasada Suedeze ne Shqiperi, Agjencia Suedeze per Zhvillim dhe Bashkepunim dhe Qendra Rajonale e Mjedisit paraqiten hapjen e programit te ri ne lidhje me mbeshtetjen qe do t'i jepet shoqerise civile gjate tre viteve te ardhshme (2012-2015) ne Shqiperi ne fushen e mjedisit. Ne kete takim moren pjese perfaqesues nga Ambasada Suedeze ne Shqiperi, Agjencia Suedeze per Zhvillim dhe Bashkepunim, perfaqesues te shoqerise civile ne Shqiperi, atyre te pushtetit vendor, donatoreve etj.

Fjala e hapjes u mbajt nga z. Mihallaq Qirjo, Drejtor i REC Shqiperi, i cili pas pershendetjes se pjesemarresve, beri nje prezantim te Programit SENiOR-A, duke u ndalur specifikisht te objektivat kryesore dhe rezultatet e pritshme te ketij programi. Znj. Britta Olofsson si Drejtuese e Programit per Zhvillim dhe Bashkepunim ne Shqiperi shpjegoi prioritetet e Agjencise Suedeze per Zhvillim dhe Bashkepunim ne ndihmesen per Shqiperine dhe per Shoqerine Civile ne vecanti.

Me pas pati disa prezantime nga personalitete te shquara te fushes se mjedisit si Z. Lirim Selfo, Z. Xhemal Mato dhe perfaqesues te botes se medias (Znj. Anila Basha) qe dhane refleksionet e tyre mbi levizjen mjedisore dhe shoqerine civile gjate ketyre viteve tranzicion dhe per perspektiven qe ka Shqiperia ne kete fushe. Seria e prezantimeve u mbyll me nje pershkrim me te detajuar te programit nga Z. Eduart Cani perfaqesues i Qendres Rajonale te Mjedisit.

Takimi u mbyll me nje seri pyetjesh dhe diskutimesh nga te pranishmit qe shprehen vleresim per kete program si nje domosdoshmeri per fazen ne te cilen ndodhet Shqiperia dhe qe kerkuan te njohin me tej aspekte te vecanta ketij programi.