Ngjarje të pritëshme

No events found

Studimi për Shoqërinë Civile Mjedisore i ndërmarrë nga REC, hapi i parë i një programi mbështetës tre vjeçar

Shkruar nga SENIOR-A on .

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, me financim të Qeverisë Suedeze, ka nisur zbatimin e një programi të ri ambicioz në mbështetje të shoqërisë civile, përgjatë tre viteve të ardhshme (2012-2015) me titull: Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-A).

Hapi i parë i këtij projekti është ndërmarja e një studimi, të fokusuar në rifreskimin e Adresarit të REC për OJF-të mjedisore dhe në vlerësimin e gjendjes, të nevojave dhe të problemeve të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.

Studimi i jep mundësinë të gjitha organizatave mjedisore të shoqërisë civile të përfshihen në këtë adresar të ri, duke rritur më shumë profilin e tyre të punës dhe mundesite e bashkepunimit me aktoret dhe partneret e tjere. Adresari do të shërbejë si një burim i rëndësishëm informacioni për të gjithë individët dhe grupet e interesuara në lëvizjen mjedisore në vend. Rifreskimi i këtij adresari është i rëndësishëm dhe i nevojshëm, pasi versioni i fundit i tij është botuar në vitin 2006.

Gjithashtu, studimi do të ndihmojë në përgatitjen dhe në planifikimin e formave të ndryshme të mbështetjes për OSHC-të, ofruar përmes programit SENiOR-A.

Puna për shpërndarjen e pyetësorit dhe mbledhjen e të dhënave të shoqatave ka nisur që në muajin korrik dhe deri më tani janë grumbulluar 60 pyetësorë, duke mundësuar një përfshirje të gjerë të OSHC-ve në mbarë vendin.

Stafi i REC po bën aktualisht procesimin e të dhënave të grumbulluara, duke bërë përpunimin dhe analizimin e tyre, për të përftuar një ide më të qartë të situatës në të cilët ndodhet shoqëria civile në Shqipëri. Të gjitha të dhënat e marra nga pyetësorët do të trajtohen me konfidencialitetin e duhur.

Për të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi të marrin pyetësorin, mund ta kërkojnë pranë REC Shqipëri, duke dërguar një e-mail në adresën Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. .