Ngjarje të pritëshme

No events found

PP2: Forcimi institucional i Shoqërisë Civile

Shkruar nga SENiOR-A on .

Qëllimi: Ngritja e kapaciteteve për zhvillimin institucional përmes paketave të përshtatura trajnimi si Udhëzuesi për Qëndrueshmërinë Organizative, Master Klasa dhe kurseve të trajnimit mbi shpërndarjen e burimeve të fondeve.

Programi i të Rinjve

Programi i të Rinjve është konceptuar për ambientalistët e rinj si lidera potencialë në fushën e mjedisit në të ardhmen. Ky program ka për qëllim përmirësimin e njohurive të anëtarëve të rinj të OJF-ve mjedisore në mënyrë që të përmirësojnë kapacitetet e tyre për zhvillimin e projekteve efektive në lidhje me mjedisin; rritjen e nivelit të demokracisë në procesin e vendim-marrjes brenda OJF-së dhe rritjen e kapaciteteve të OJF-ve mjedisore dhe strukturimin e komuniteteve mjedisore.

Asistenca për Qëndrueshmërinë Organizative

Ky aktivitet do të fokusohet te OSHC-të e vogla, të cilat duan të përmirësojnë kapacitetet e tyre organizative, të identifikojnë nevojat e tyre dhe t’i zhvillojnë ato në një fazë të mëvonshme. Ky komponent mundëson mbështetje për OSHC-të që të ndërmarrin një vlerësim të brendshëm të organizatës, si dhe të prodhojë një plan të përshtatshëm zhvillimi për rritjen e kapaciteteve të tyre të brendshme.

Master Klasa

Kurset e Master Klasës janë krijuar për një nivel më të lartë ekspertize për anëtarët e rinj të OJF-ve apo për OJF-të e reja. Programi e vë theksin te mësimi teorik dhe praktik i tematikave të përzgjedhura. Pesë sesione trajnimi do të ndërtojnë njohuritë dhe aftësitë mbi temat e Burimeve ligjore; Lobimin; Vigjilencën; Pjesëmarrjen publike dhe Komunikimin efektiv me publikun.

Trajnim specifik për Fondet e BE-së

Këto trajnime do të mbahen në katër rajone të Shqipërisë. Kjo do të mundësojë pjesëmarrjen e OJF-ve nga zonat e largëta, të cilët kanë mundësi të përfshihen në projekte ndërkufitare IPA me vendet e tjera partnere, por u mungojnë aftësitë në gjetjen e informacionit dhe plotësimin e formularëve të nevojshëm.

Trajnim specifik për Lobimin dhe Advokacinë

Të dyja temat do të trajtohen të ndara nga njëra-tjetra, pasi janë cështje ndër-sektoriale dhe një domosdoshmëri për të gjitha OSHC-të. Trajnimet do të kryhen në disa rajone të vendit dhe do të përfshijnë disa OJF dhe ekspertë në të njëjtën kohë. Fokusi kryesor do të jenë ekspertët e rinj nga organizata të ndryshme apo studentë të interesuar mbi temën.