Ngjarje të pritëshme

No events found

PP3: Ekspertizë dhe Specializim në Menaxhim Mjedisor

Shkruar nga SENiOR-A on .

Qëllimi: Ngritja e kapaciteteve për rritjen e ekspertizës të OJF-ve të konsoliduara në çështje specifike

Ekspertiza

REC kërkon të përfshijë një numër të madh ekspertësh, të pajisur me aftësi në disa fusha ekspertize, për të zhvilluar trajnime ose paraqitur raste studimore të veçanta. REC do të krijojë Bazën e Ekspertëve dhe do të krijojë një "Grup ekspertësh" për çdo tematikë. Ekspertët e interesuar do të përfshihen në aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve. Baza e Ekspertëve do të përditësohet vazhdimisht, duke shtuar ekspertë të rinj, dhe kur është e mundur, të mobilizojë numrin maksimal të tyre kur plotësohet kriteri i cilësisë.

Trajnime mbi Tematika të veçanta mjedisore

Paketa e Trajnimeve mbi Menaxhimin Mjedisor ka për qëllim specializimin dhe sigurimin e informacionit të ri teknik, si dhe ofrimin e asistencës ndaj rrjeteve të OSHC-ve përmes rritjes së nivelit të tyre të ekspertizës. Ideja kryesore e këtyre aktiviteteve është mobilizimi i ekspertëve të OJF-ve-së në tematika të veçanta, përditësimi i njohurive të tyre me informacionet më të fundit dhe diskutimi e shkëmbimi i eksperiencave të punës.

Përgatitja e moduleve mbi Ekspertizën Mjedisore

Për disa tematika do të hartohen module të veçanta, të cilat do të shërbejnë si material ndihmës për OJF-të dhe rrjetet. Në vazhdën e interesit të OSHC-ve mbi temat e përzgjedhura, REC do të kontaktojë ekspertët përkatës për të përgatitur modulin teknik. Moduli do të jetë në dispozicion për publikun e gjerë në faqen e internetit të programit.