Ngjarje të pritëshme

No events found

PP4: Shkëmbimi i Përvojës dhe Promovimi i OShCve

Shkruar nga SENiOR-A on .

Qëllimi: Rritja e zërit të OJF-ve dhe promovimi i shkëmbimit të ideve dhe eksperiencave në nivel kombëtar dhe rajonal

Forumi Kombëtar

Forumet Kombëtare janë konceptuar si Aktivitete Kombëtare në lidhje me zhvillimin, rolin dhe kontributin e OSHC-ve.

Takimet rajonale me OSHC-të e Rajonit

Këto aktivitete do të mirëpresin OSHC nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, në një diskutim të përbashkët mbi ecurinë e komunitetit të OSHC-ve në secilin vend, si janë adresuar sfidat e ndeshura dhe si është zhvilluar komuniteti i OSHC-ve.

Shkëmbime dypalëshe

Kur OSHC-të e përfshira në ngritjen e kapaciteteve dhe/ose mekanizmat e grantimit, të kenë nevojë të shkëmbejnë eksperiencat e tyre me OSHC të tjera nga Shqipëria, ato do mund të marrin mbështetje nga programi. Parësore që REC të mbështesë këto shkëmbime dypalëshe, duhet që OJF-ja të paraqesë një Letër Interesi ku të shpjegojë arsyen dhe pritshmëritë për këtë vizitë.