Ngjarje të pritëshme

No events found

Koncepti i riciklimit perfshihet ne Panairin e shtatë te Artizanatit ne Gjirokaster

Shkruar nga SENiOR-A on .

panairi-gjirokaster

Me datat 27-29 shtator u organizua panairi i 7-të i Trashëgimisë dhe Artizanatit. ne Gjirokaster. Ky panair ka mbledhur rreth100 artizanë që përfaqësojnë 120 prodhues të artizanit në lloje të ndryshme të tij, duke përfshirë punimet tradicionale shtëpiake: (qëndisma, qilima) punime të gurit, mozaikë, prodhime në kashtë, aplikacione në lloje të ndryshme të metalit, lëkurës dhe drurit. Kjo ngjarje organizohet cdo vit nga fondacioni "Gjirokastra" me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër.Tematikat e reja, që Panairi solli këtë vit, ishin: gara për artizanet më të mira, dhe produktet e gjelbra. Gara per artizanet me te mira e cila u zhvillua me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe UNWomen Shqipëri. Ndersa promovimi i "produkteve të gjelbra" artizanale në kuadër të projektit që Fondacioni "Gjirokastra" ka mbështetjen e Rrjetit të Shërbimeve Mjedisore, që mbështetet nga Qendra Rajonale e Mjedisit - REC, në kuadër të programit SENIOR-A.

REC Shqipëri mbështeti gjithashtu disa organizata mjedisore të shoqërisë civile të cilat shprehën dëshirën për të shkëmbyer përvojën me organizuesit e këtij panairi. Gjatë panairit, anëtarët patën mundësi të shihnin disa ide të suksesshme të riciklimit, si ajo për përdorimin e paletave të përdorura, të riciklimit të rrobave të përdorura për të prodhuar prodhime artizanale etj.

Gjatë zhvillimit të panairit, u zhvillua dhe një tryezë e rrumbullakët me temën e artizanatit dhe riciklimit në të cilën morën pjesë përveç shoqatave të shoqërisë civile dhe ato artizanale si dhe anëtarë të pushtetit vendor