Ngjarje të pritëshme

No events found
Paralajmërim
  • This parser only supports VCARD and VCALENDAR files

Tryeza e pare e perbashket e Ministrit te ri te Mjedisit me perfaqesues te shoqerise civile.

Shkruar nga SENIOR-A on .

20131011 114015

Me date 11 tetor ne mjediset e Ministrise se Mjedisit, u organizua nje takim i Ministrit te Mjedisit Z. Lefter Koka me perfaqesues nga Shoqeria Civile qe veprojne ne fushen e mjedisit.

Takimi u moderua nga Znj. Edlira Dersha, perfaqesuese e Drejtorise se Burimeve Njerezore dhe Komunikimit me Publikun e cila paraqiti objektivin e ketij takimi dhe rendesine e tij.

Ministri i Mjedisit paraqiti shkurtimisht nderhyrjet qe ai mendon se jane me te domosdoshme ne lidhje me emergjencat mjedisore qe ka vendi. Per me teper ai propozoi disa nderhyrje konkrete ne lidhje me ruajtjen e pyjeve dhe menaxhimin e integruar te mbetjeve.

Me pas fjala iu la perfaqesuesve te shoqerise civile per te shprehur pikepamjen e tyre ne lidhje me gjendjen mjedisore dhe se cilat mund te jene rruget per te permiresuar ate.

Ne kete takim morren pjese dhe drejtuesit e kater rrjeteve dhe disa shoqata partnere qe mbeshteten nga programi SENiOR-A, te cilat shprehen alternativat e tyre ne lidhje me permiresimin e bashkepunimit te Organizatave te Shoqerise Civile si dhe rritjes se bashkepunimit te shoqerise civile me njesite e pushtetit qendror. Disa nga pikat me te rendesishme kishin te benin me rritjen e financimeve per shoqerine civile nga burime te ndryshme, rritjen e rolit te saj ne procesin e vendimmarrjes si dhe konceptimin e nje marredhenie me te drejte midis OshC – Shtet dhe jo vetem qendrimin antagonist midis tyre