Ngjarje të pritëshme

No events found
Paralajmërim
  • This parser only supports VCARD and VCALENDAR files

PP5: Grante operacionale dhe programesh për OShC mjedisore

Shkruar nga SENiOR-A on .

Qëllimi: Të rrisë qëndrueshmërinë institucionale, funksionimin demokratik, bashkëpunimin me NJQV-të dhe nxjerrjen në pah të OJF-ve të vogla dhe/ose lokale

Takimet e vlerësimit dhe të fituesve të Granteve Operacionale

Si rezultat i një tradite të gjatë në dhënien e granteve, REC Shqipëri ka mirë përcaktuar procedurat mbi vlerësimin e aplikantëve, përzgjedhjen e tyre dhe informacionin mbi grantet. Për këtë qëllim, për cdo raund të dhënies së granteve do të mbahet një takim vlerësimi. Pas përzgjedhjes së fituesve, do të organizohet një takim me aplikantët fitues. Ky takim do të shërbejë për t’ju shpjeguar atyre në detaje procedurat e grantimit dhe nënshkrimin e kontratës.

Grantet Operacionale

Ky komponent është për mbështetjen e OJF-ve të pakonsoliduara, në forcimin e statusit të tyre si pjesë e shoqërisë civile. Këto grante janë parashikuar në mënyrë të tillë që të nxitin OSHC-të të aplikojnë me projekt-propozime që rrisin funksionimin e OJF-ve; nxjerrin në pah OJF-të; arrijnë rezultate të qëndrueshme në nivel lokal dhe kombëtar; promovojnë të drejtat e njeriut.

Asistenca në terren

Asistenca në terren është parashikuar për të gjtha linjat e granteve të përfshira në programin SENiOR-A. Kjo ndihmë do t’u jepet OJF-ve të vogla apo të konsoliduara, kur ato hasin probleme për të cilat nuk kanë aftësitë e duhura t’i zgjidhin ose kur REC vëren që ecuria e OJF-ve nuk është e kënaqshme.

Projekte pilot në partneritet me Pushtetin Vendor

Një linjë grantesh është krijuar në mënyrë që t’i përgjigjet prioriteteve aktuale kombëtare. Thirrjet për grantet janë krijuar në atë mënyrë që të nxisin OSHC-të të aplikojnë për projekt-propozime, të cilat adresojnë bashkëpunimin me Njësitë e Qeverisjes Vendore; përmirësojnë kushtet e mjedisit të komunitetit; kanë një ndikim të madh në proceset e vendimmarrjes lokale dhe promovojnë të drejtat e njeriut.

Promovimi i Modeleve më të mira të Qëndrueshmërisë Lokale

Ky aktivitet shërben për të nxjerrë në pah OJF-të të cilat kanë performancë më të mirë. Kur REC Albania do ta vlerësojë se një OJF (për një apo disa nga aktivitet e saj) ka nevojë për promovim dhe/ose të shërbejë si shembull për të tjerat, ajo mund të mbështetet për promovim të mëtejshëm të aktiviteteve të saj. Mbështetja nuk do të jepet në formë granti, por si një veprim i përbashkët i grantuesit dhe REC, për përgatitjen e një aktiviteti promovues cilësor.