Ngjarje të pritëshme

No events found

Komisionet Këshillimore Qytetare Vendore (KKQV)

Shkruar nga SENIOR-A on .

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë

vlora

Ksamil, Lukovë, 02/03 tetor 2013: Në kuadër të projektit "Mbështetja e integrimit mjedisor dhe mekanizmave të konsultimit publik në politikat e pushtetit qendror dhe vendor", Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, organizoi një takim konsultativ për të paraqitur nismën e krijimit të një strukture të re të quajtur "Komisioni Qytetar Këshillimor".

Objektivi i këtij Komisioni është të krijojë një urë komunikimi dhe bashkëpunim më të ngushtë midis përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe komunitetit të zonës.

Në këtë takime të parë morrën përfaqësues nga shoqëria civile, biznesi, intelektualë dhe ambientalistë të cilët diskuatuan mbi detyrat dhe funksionin që KKQV do të kryejë për të paraqitur pranë pushtetit lokal, çështje dhe shqetësime të qytetarëve dhe grupeve të interesit.

Në takim morën pjesë edhe punonjës të Komunave Ksamil e Lukovë, teknikë dhe profesionistë të fushave të tjera. Takimi filloi me prezantimin e nismës, për t'u shpjeguar të pranishmëve se çfarë roli do të ketë KKQV dhe si do të bashkëpunojë me njësinë vendore për të përcjellë zërin e komunitetit e grupeve të interesit pranë organeve vendim-marrëse lokale.

Qëllimi kryesor i KKQV është që të insitucionalizojë kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve si dhe të përfshijë në planet dhe programet e Komunave përkatëse sa më shumë çështje lokale që shqetësojnë qytetarët, të rinjtë, gratë, grupet e interesit, etj.

Në diskutimin e lirë që u zhvillua pas prezantimit të nismës, pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre maksimal si dhe shfaqën besimin se kjo strukturë do të jetë një ndihmesë reale dhe do të krijojë një frymë kredibiliteti mes qytetarëve dhe institucionit të Komunës.