Ngjarje të pritëshme

No events found

Raport i shkurtër aktivitetesh

Shkruar nga SENIOR-A on .

aarhus Vlore

Vlorë më 16 Tetor 2013
Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë në kuadër të projektit: "Eko-Klubet Rinore – një nismë e re për përmirësimin e mjedisit", ka organizuar disa takime me aktorë lokal të Bashkive Vlorë dhe Orikum si dhe të Komunave Novoselë e Qendër:

1 – Takim me Drejtoreshën e Shkollës "Lef Sallata" ne Vlorë, znj. Valentina Velçani në datën 14 Tetor 2012. Gjatë takimit u diskutua për organizimin e disa sesioneve të trajnimit për mjedisin si dhe në lidhje me krijimin e Eko-Klubit në këtë shkollë. Sesioni parë do të fillojë ditën e Hënë në datën 21 Tetor 2013.

2- Takim me Drejtorin e Shkollës se Mesme Novosele "Pilo Prifti" z. Shyqyri Aliaj. Në takim u diskutua për krijimin e Eko-Klubit me nxënës të kësaj shkolle. Sesioni i parë do të fillojë të Martën datë 22 Tetor 2013.

3- Takim me drejtorin e shkollës "Zenel Bregu" në Panaja, z. Përparim Sakaj. Në takim u diskutua për krijimin e Eko-Klubit me nxënës të kësaj shkolle. Sesioni i parë do të fillojë të Martën datë 23 Tetor 2013.

4- Jane printuar bluzat për të rinjtë që do jenë pjesë e Eko-Klubeve Rinore me logot e Senior-a dhe me një mesazh për mbrojtjen e Mjedisit.

5 – Takim me nxënës të shkollës së Mesme "Aulona" Vlorë, për krijimin e Eko-Klubit. Takimi u organizua në formën e një diskutimi për rolin e të rinjve në sensibilizimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit. (foto)

Për Qendrën e Informacionit Vlorë

Menaxheri,

Robert Murataj