Ngjarje të pritëshme

No events found

Tryeze e rrumbullaket

Shkruar nga SENIOR-A on .

Lukove, 17 tetor 2013: Ne kuader te projektit "Mbeshtetja e integrimit mjedisor dhe mekanizmave te konsultimit publik ne politikat e pushtetit qendror dhe vendor", Qendra e Informacionit Aarhus – Vlore me bashkepunimin dhe mbeshtetjen e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, organizoi sot nje tryeze te rrumbullaket per te paraqitur para pushtetit lokal mundesite reale qe ka vendi i tyre per te shfrytezuar, Energjine e Rinovueshme si edhe perfitimet qe duhet te kete komuniteti nga shfrytezimi i ketyre energjive.

Qellimi i ketij takimi ishte: Ndergjegjesimi publik i qytetareve per te bere te mundur qe komuniteti te marre pjese ne menyre aktive ne proceset konsultative mbi planifikimin dhe zhvillimin e energjise se rinovueshme ne nivel lokal duke i dhene perparesi pjesemarrjes publike.

Nxitja e dialogut midis zyrtareve te qeverise qendrore e lokale, shoqerise civile dhe sektorit privat ne nivel lokal, mbi zhvillimin e iniciativave per energjine e rinovueshme permes perforcimit te mekanizmave te pjesemarrjes publike, konsiderohet nje domosdoshmeri per zhvillimin e qendrueshem.

Pervec kesaj, u synua qe dialogu te konsistoj ne faktin qe politikat e zhvillimit lokal ne pergjithesi dhe ato te energjise se rinovueshme ne vecanti nuk jane vetem ceshtje te thjeshta teknike per inxhiniere dhe zyrtaret publike, por jane projekte zhvillimi ne favor te te gjithe komunitetit dhe si te tilla duhet te zbatohen dhe te kalojne permes nje procesi te gjere publik me pjesemarrjen e shume aktoreve dhe grupeve te ndryshme te interesit ne nivel lokal.

Ne kete takim morren pjese 24 pjesemarres, perfaqesues nga Komuna Lukove, Ministria e Energjise dhe Industrise, OSBE-se Prezenca ne Shqiperi, Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore, UNDP Shqiperi, eksperte te fushave te ndryshme si edhe qytetare.

Ne diskutimin e lire qe u zhvillua pas dhe gjate prezantimit te nismes, pjesemarresit shprehen angazhimin e tyre maksimal, vecanerisht Kryetari i Komunes Lukove, i cili u shprehe: "Meqense tashme eshte fakt qe Energjite tradicionale po shterojne, kemi nevoje per Energji te reja, te cilat hapesira gjeografike e Komunes Lukove i ofron ne nivele shume te larta. Per kete arsye Komuna Lukove do te jete gjithmone e hapur per bashkepunim me aktore te ndryshmem dhe donator ne fushen e Energjise se Rinovueshme, qofshin vendas apo te huaj".

Qendra e Informacionit Aarhus Vlore