Ngjarje të pritëshme

No events found

"Lobimi mbi energjite e rinovueshme dhe prezantimi i modelit te Kukesit tek Pushteti vendor"

Shkruar nga SENIOR-A on .

Seminari me teme " Lobimi mbi energjite e rinovueshme dhe prezantimi i modelit te Kukesit tek Pushteti vendor" me mbeshtetjen e programit Senior-A nga REC, u mbajt ne Bashkine e Rreshenit me date 18 Tetor 2013.

Seminari u drejtua nga dy ekspertet e projektit Meivis Struga dhe Rodion Gjoka si dhe nga drejtori ekzekutiv Edvin Pacara.

Ne kete seminar moren pjese perfaqesues te bashkise Rreshen si dhe aktore te tjere te interesuar nga shoqeria civile.

Ne fillim te seminarit u prezantua modeli i Kukesit si nje rast teper i sukseshem dhe i arritshem per tu implementuar ne te ardhem dhe ne Bashkine Rreshen.

Nder temat kryesore qe u mbajten ishte Eficenca e Energjise ne ndertesat publike dhe ato private, implementimi i Energjive te Rinovueshme si e diellit, eres, ujit apo biomasa. U prezantua idea mbi ndricimin publik pra zevendesimi i llampave termike me ato LED.

Nder te tjera me interes ishte dhe paraqitja e planit te menaxhimit te mbetjeve dhe shfrytezimi i ujit te shiut ne ndertesa.

Te gjitha keto tema u percollen ne kuadrin e mbrojtjes se mjedisit, zhvillimit ekonomik dhe atij social duke i hapur rrugen nje zhvillimi te qendrueshem.

Ne fund te seminarit pati diskutime nga te dyja palet mbi problematikat qe momentalisht has Bashkia Rreshen, propozime mbi keto problematika dhe inicimi i nje bashkpunimi te frytshem ndermjet perfaqesuesve te IEP dhe Bashkise Rreshen ne te ardhem ne kete sektor.

Endri Haxhiraj, IEP