Ngjarje të pritëshme

No events found

Dialogu konstruktiv qytetar – zyrtar lokal ne funksion te zhvillimit te qendrueshem

Shkruar nga SENIOR-A on .

aarhus

Sarande/Ksamil, 30 tetor 2013: Ne kuader te projektit "Mbeshtetja e integrimit mjedisor dhe mekanizmave te konsultimit publik ne politikat dhe projektet e qeverisjes qendrore dhe vendore", Qendra e Informacionit Aarhus Vlore ne bashkepunim dhe me mbeshtetjen e Prezenes se OSBE-se ne Shqiperi, Ministrine e Industrise dhe Energjitikes, Agjensine Kombetare te Burimeve Natyrore (AKBN), zyren e UNDP Shqiperi, dhe me njesite e Qeverisjes vendore te Himares, Sarandes dhe te Ksamilit organizoi dy tryeza te rrumbullaketa ne Bashkite e Komunen perkatese.

Qellimi i tryezave ishte nxitja e dialogut dhe rritja e ndergjegjesimit publik te qytetareve, grupeve te interesit, aktoreve dhe autoriteteve vendore per zhvillimin e energjise se rinovueshme ne nivel lokal dhe krijimin e mundesive per komunitetin local qe te marre pjese aktivisht ne konsultime publike dhe proceset per planifikimin dhe zhvillimin e energjise se rinovueshme ne nivel lokal.

Perfaqesuesi i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, ne pershendetjen e tij, u shpreh: "Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi ka ndermarre dhe do te vazhdoj te ndermarre projekte dhe iniciativa te shumta per diskutimin e politikave energjiike ne jug te Shiperise, kjo per shkak te potencialit qe keto zona kane, shprehur ne termat e diteve me diell".

Ndersa n/Kryetari i Bashkise Sarande, z. Mitro shprehu vleresimin dhe falenderimin e tij per iniciativen e ndermarre, duke shprehur se: "Perzgjedhja e Sarandes per ta perfshire ne kete projekt ishte zgjedhja me e pershtatshme, pasi Saranda ka diell gjate gjithe vitit, keshtu qe nxitja per projekte ne fushen e Energjise se Rinovueshme eshte nje domosdoshmeri. Se shpejti, ne mbledhjen e radhes te Keshillit Bashkiak, qe do te organizohet per buxhetin e vitit 2014, do te propozojme qe 10% te ketij buxheti te planifikohet ne favor te Energjise se Rinovueshme (specifikisht zgjerimi i siperfaqeve me panele diellore), me menyre qe vitin e ardhshem te planifikojme implementimin praktik te projektit".

Ndersa Nen/Kryetari i Bashkise Himare, z. Gjicali shprehu falenderimet e tij per perfshirjen e Himares ne kete projekt dhe mbeshtetjen maksimale te Bashkise Himare per projekte te tilla, duke shtuar: "Falenderoj ne menyre te vecante Qendren e Informacionit Aarhus Vlore per nxitjen e dialogut me qytetaret, dhe i uroj suksese ne vazhdimesi te projektit. Himariotet jane qytetare te cilet interesohen per ate se c'fare ndodhe ne zonen ku banojne, prandaj dhe besojme se projekte te tilla mund te zbatohen me pjesemarrje te gjere qytetare dhe sigurisht me nje perkushtim e bashkepunim te madh nga ana e Bashkise Himare".

Perfaqesuesja e zyres se UNDP-se Tirane, gjithashtu shprehu gatishmerine per te zbatuar projekte konkrete ne keto zona duke kerkuar bashkepunim me pushtetin lokal per percaktimin e objekteve publike me qellim per t'i pajisur ato me panele diellore qe do te sherbejne per sigurimin e ujit te ngrohte per keto ndertesa.

Ideja u prit me shume interes nga te pranishmit, dhe perfaqesues te Komunes Ksamil theksuan se do te bashkepunojne per realizimin e nje projekti te tille, pasi ata tashme e kane pare leverdine ekonomike te paneleve diellore ne nje projekt te ngjashem per ndricimin e nje rruge ne qender te Ksamilit.

Ne keto tryeza te rrumbullaket morren pjese 68 pjesemarres, nga Bashkia Sarande dhe Himare, Komuna Lukove, eksperte lokale, perfaqesues te biznesit lokal, perfaqesues te Bankave te nivelit te dyte, Raiffeisen dhe Banka Kombetare Tregtare, gazetare si dhe qytetare te thjeshte.