Ngjarje të pritëshme

No events found

Eko-Klubet Rinore – nje nisme e re per permiresimin e mjedisit

Shkruar nga SENIOR-A on .

Vlore me 8 Nentor 2013. Ne kuader te projektit "Eko-Klubet Rinore – nje nisme e re per permiresimin e mjedisit", Qendra e Informacionit Aarhus Vlore ne bashkepunim dhe me mbeshtetjen e Qendres Rajonale te Mjedisit (REC), projekti SENiOR-A organizoi ne daten 8/11/2013 nje takim me nxenes e te rinj te shkolles se Mesme “Pilo Prifti” ne Novosele. Qellimi i takimi ishte familjarizimi i te rinjve me parimet e Konventes se Aarhus-it si dhe ndergjegjesimi i te rinjve per te qene sa me aktive ne mbrojtjen e mjedisit dhe per t’u bere pjese e vendim-marrjes mjedisore nepermjet pjesemarrjes se tyre ne plane dhe programe te njesive te qeverisjes lokale. Inisiativa e Qendres se Inoformacionit Aarhus synon te krijoje nje strukture te qendrueshme me te rinj dhe aktiviste te mjedisit, duke anetaresuar ne cdo kohe te rinj te tjere, aktiviste, ambjentaliste e qytetar te perkushtuar per te mbrojtur mjedisin. Eko-Klubet Rinore jane struktura te cilat do te sherbejne per te ndergjegjesuar aktoret lokal vendim-marres dhe qytetaret me ane te aksioneve konkrete ne mbrojtje te mjedisit. Ne fjalen e tij Drejtori i Shkolles z. Shyqyri Aliaj, shprehu falenderimet e tij per nismen dhe perfshirjen edhe te Shkolles se Novoseles ne kete projekt duke shtuar: “Iniciativa te tilla duhet te jene te fokusuara tek te rinjte, ata jane promotori i ndryshimeve dhe duke e drejtuar energjine e tyre ne rrugen e duhur ndryshimet nuk do te vonojne qe te behen te dukshme. Meqense Shkolla jone eshte pjese e ketij projekti ne shprehim mbeshtetjen tone maksimale per mbarevajtjen dhe vazhdimesin e tij”. Ne takimi ishte i pranishem edhe kryetari i Komunes Novosele z. Kanan Shakaj. Ne kete takim morren pjese 35 te rinj, nxenes te klasave te X-ta dhe te XII-ta. Nxenesit shprehen interesin e tyre te vecante per nismen duke dhene shembuj konkret se si zonat prane vendbanimeve te tyre kishin nevoj per ndryshime, si ne rrjetin e kanalizimeve, shtimin e koshave te mbeturinave, vendosjen e nje zone te caktuar per grumbullimin e mbeturinave dhe ndalimin e djegies se tyre prane zonave te banuara. Ne fund te takimit u organizuar nje aktivitet pastrimi te mbetjeve qe gjendeshin perreth ambientit te Shkolles. Aktiviteti u pasqyrua edhe ne mediat lokale. AARHUS CENTRE VLORE