Ngjarje të pritëshme

No events found

Eko-Klubet Rinore – një nismë e re në përmirësimin e mjedisit

Shkruar nga SENIOR-A on .

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, Vlorë më 27 Nëntor 2013. Në kuadër të projektit "Eko-Klubet Rinore një nismë e re për përmirësimin e mjedisit", Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC), projekti SENiOR-A organizoi një takim me nxënës e të rinj të shkollës së Mesme “Pilo Prifti” në Novoselë. Qëllimi i takimi ishte familjarizimi i të rinjve me parimet e Konventës së Aarhus-it si dhe ndërgjegjësimi i të rinjve për të qenë sa më aktivë në mbrojtjen e mjedisit dhe për t’u bërë pjesë e vendim-marrjes mjedisore nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në plane dhe programe të njësive të qeverisjes lokale. Inisiativa e Qendrës së Inoformacionit Aarhus synon të krijojë një strukturë të qëndrueshme me të rinj dhe aktivistë të mjedisit, duke anëtarësuar në çdo kohë të rinj të tjerë, aktivistë, ambjentalistë e qytetar të përkushtuar për të mbrojtur mjedisin. Eko-Klubet Rinore janë struktura të cilat do të shërbejnë për të ndërgjegjësuar aktorët lokal vendim-marrës dhe qytetarët me anë të aksioneve konkrete në mbrojtje të mjedisit. Në fjalën e tij Drejtori i Shkollës z. Shyqyri Aliaj, shprehu falenderimet e tij për nismën dhe përfshirjen edhe të Shkollës së Novoselës në këtë projekt duke shtuar: “Iniciativa të tilla duhet të jenë të fokusuara tek të rinjtë, ata janë promotori i ndryshimeve dhe duke e drejtuar energjinë e tyre në rrugën e duhur ndryshimet nuk do të vonojnë që të bëhen të dukshme. Meqënse Shkolla jonë është pjesë e këtij projekti ne shprehim mbështetjen tonë maksimale për mbarëvajtjen dhe vazhdimësin e tij”. Ne takimi ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës Novosele z. Kanan Shakaj. Në këtë takim morrën pjesë 35 të rinj, nxënës të klasave të X-ta dhe të XII-ta. Nxënësit shprehen interesin e tyre të veçantë për nismën duke dhënë shembuj konkret se si zonat pranë vendbanimeve të tyre kishin nevoj për ndryshime, si në rrjetin e kanalizimeve, shtimin e koshave të mbeturinave, vendosjen e një zone të caktuar për grumbullimin e mbeturinave dhe ndalimin e djegies së tyre pranë zonave të banuara. Në fund të takimit u organizuar një aktivitet pastrimi të mbetjeve që gjendeshin përreth ambientit të Shkollës. Aktiviteti u pasqyrua edhe në mediat lokale.