Ngjarje të pritëshme

No events found

Takim dialogues në rrethin e Bulqizës mbi ligjine Mbrojtjes së Fondit të BMET Natyrore dhe Diskutimi për krijimin e Forumit të Bimëve Mjekësore

Shkruar nga SENIOR-A on .

Pjesëmarrës në takim ishin aktorët kyç të sektorit të BMET të rrethit Bulqizë, duke përfshirë vjelës, kultivues, përfaqësues të DSHP, përfaqësues të Pushtetit Lokal dhe Shoqërisë Civile;Takimi u hap nga z.Shkëlqim Hasa, inxhinier pyjesh, në pozicionin edhe të lehtësuesit në këtë takim, i cili falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe bëri një prezantim të përgjithshëm të qëllimit të takimit. Folës në këtë takim ishin: z. Shkëlqim Hasa, inxhinier pyjesh, koordinator i Federatës Dibër; z. Arjol Lila, inxhinier pyjesh, ekspert pranë FKPKK; z.Neritan Alku, ekspert bimësh, drejtues i shoqatës “Herbal Friends”. Z. Arjol Lila prezantoi objektivat e projektit “Mbroni Bimët, Mbroni Jetën” si dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të tij. Tematika e trajtuar nga Z. Shkëlqim Hasa, kishte të bënte me ligjin në fuqi për Mbrojtjen e Fondit të BMET Natyrore, nr.10120, dt. 29.04.2009, rolet, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e aktorëve (Pushtet Lokal, DSHP, Shoqëri Civile) në menaxhimin e këtij fondi. Z. Neritan Alku prezantoi nevojën dhe rëndësinë e krijimit të forumit, strukturat, proçesin e konstituimit, si dhe funksionimit të tij.Pas përfundimit të prezantimeve të sipërpërmendura u diskutua për problematikat që hasen në këtë sektorin e BMET, për rolet, si dhe ndërveprimi midis aktorëve. Në vështrim të përgjithshëm, takimi rezultoi i suksesshëm, pasi të gjithë tëpranishmit u njohën me projektin “Mbroni Bimët, Mbroni Jetën” objektivat dhe aktivitetet në kuadër të tij, me ligjin e bimëve mjekësore, shumë prej të cilëve nuk kishin dijeni se ekzistonte një ligj i tillë, madje edhe nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Bulqizë, si dhe janë të vullnetshëm dhe pro krijimit të Forumit të Bimëve Mjekësore, si një domosdoshmëri për bashkëpunimin strukturor midis PL, DSHP, SHC dhekomunitetit, për menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit dhe veçanërisht të BMET, një bashkëpunim që garanton mbrojtjen e mjedisit ku ata jetojnë, si edhe kontributin përmirësimin e nivelit të jetesës së komunitetit të këtij rajoni. Në takimet në vijim do të kryhen të gjitha proçedurat e formalizimit të këtij forumi. Disa nga problematikat e vërejtura në takim janë si më poshtë:- Mungesë e plotë e njohurisë për Ligjin nr. 10120 për Mbrojtjen e Fondit të BMET Natyrore. Kjo nxjerr si detyrë që Federatat Rajonale të Pyjeve dhe Kullotave Komunale dhe Gazeta “Jeto Gjelbër” duhet të rrisin informimin e aktorëve lokalë në lidhje me këtë ligj.- Mungesë informacioni për njohjen dhe mënyrën e mbledhjes dhe manipulimit të bimëve mjekësore. Kjo bën që Manuali për Bimët Mjekësore që do të hartohet nga projekti të shpërndahet në sa më shumë aktorë lokalë dhe ky manual të institucionalizohet si udhëzues me përdorim të gjerë, si nga PL, DSHP ashtu dhe nga OJF-të. - Megjithëse CNVP dhe aktorë të tjerë kanë kryer shumë aktivitete në sektorin e Pylltarisë, akoma ka shumë nevojë për të punuar në nivelin e vogël, direkt me individin dhe grupimet lokale për t’i ndërgjegjësuar, dhënë informacion dhe organizuar më shumë tryeza dialoguese midis aktorëve lokalë, veçanërisht për bimët mjekësore. Kjo e bën të domosdoshme dhe shumë të rëndësishme krijimin e Forumit të Bimëve Mjekësore, si një strukturë dialoguese bashkëpunuese.