Ngjarje të pritëshme

No events found

Eko-Klubet Rinore

Shkruar nga SENIOR-A on .

Në kuadër të projektit "Eko-Klubet Rinore - një nismë e re për përmirësimin e mjedisit", Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Qendres Rajonale te Mjedisit (REC), programi SENiOR-A organizoi një takim me nxënësit e Shkollës 9 - vjeçare "Lef Sallata" Vlorë. Qëllimi i takimit në shkollën 9 - vjeçare ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i nxënësve për mbrojtjen e mjedisit si dhe për të kuptuar konceptet e tyre në lidhje me nismën e Eko Klubeve. Për mbarëvajtjen më të mirë të Eko Klubeve në shkollën e mesme dhe për koordinimin më të mirë të grupit u zgjodhën edhe 2 koordinatore, nxënëset: Stefania Xhaxho dhe Tea Qarri. Përzgjedhja u bë në një proçes të hapur ku morrën pjesë të gjithë anëtarët e Eko Klubit, pas propozimit të anëtarëve nxënëset falenderuan anëtarët e grupit për vlerësimin dhe besimin që u dhanë. Një nga koordinatoret e Eko Klubit u shpreh: “Është një nisëm që ne e përkrahëm që në fillim dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë, duke qënë së ne përfitojmë nga kjo nisëm më shumë se çdokush tjetër”. Nxënësit, anëtarë të Eko Klubit diskutuan në lidhje me çështjet që ata shohin si më problematike në zonë, çështje të cilat do t’i parashtrohen Bashkisë Vlorë gjatë workshop-it final. Gjatë takimit u përzgjodhën edhe anëtarët e Eko Klubit të cilët do të përfaqësojnë Shkollën e tyre në workshop-in final, si aktivitet përmbyllës të këtij projekti. Bashkia Vlorë ka qënë dhe mbetet një bashkëpunëtor dhe partner kyç në mbarëvajtjen e projektit. Bashkëpunim ky që do të mbyllet në workshop-in final, duke diskutuar për disa nga çështjet që fëmijët e qytetit të Vlorës shohin si më problematike dhe futjen e tyre (nëse janë në kopetencë dhe ekziston mundësia) në buxhetin e Bashkisë Vlorë.