Ngjarje të pritëshme

No events found

Si çdo vit dhe këtë vit Dita Kombëtare e Tokës

Shkruar nga SENIOR-A on .

eden

Ditën e mërkurë datë 23 prill 2014, ora 09:00, te sheshi përprara Bashkisë Durrës u zhvilluan festimet për Ditën e Tokës 2014. Qendra EDEN, si pjesë e rrjetit Ndërkombëtar të Ditës së Tokës në bashkëpunimm të ngushtë me Ambasadën Amerikane Tiranë , qendrën Rajonale të Mjedisit (REC), Bashkinë Durrës organizuan aktivitetin me mesazhin “ Qytete të gjelbra”. Në në këtë festim ndryshe nga cdo vit tjetër Zv. Ambasadori i Ambasdaës Amerikane në Tiranë Z. Henry V. Jardine, iu bashkua aktivitetit gjatë turit të tij me bicikletë cili ka nisur që me datë 22 Prill nga qyteti i Shkodrës dhe do të përfundoj në Sarandë. Aktiviteti filloj me fjalimet përshëndetëse për Ditën e Tokës nga Z. Henry V. Jardine Zv. Ambasador i Ambsadës Amerikane i cili falenderoi pjesmarrësit, organizatorët e e ketij aktivitetit dhe foli për rëndësin e e kësaj dite mjediore që festohet në mbar botën. Gjatë fjalimit të tij ai theksoi në mënyrë të vecant moton ”Jeto Gjelbër“. Më pas fjalimet për rëndësin e kësaj dite u pasuan nga Z. Arbër Braho, Nën Kryetari i Bashkisë Durrës; Z. Mihallaq Qirjo, Drejtor i REC Shqipëri dhe Znj. Ermelinda Mahmutaj Drejtore Ekzekutive e qendrës EDEN. Festimi në vijim vazhdoi me mini aktivitetet që u zhvilluan në këtë ditë për të ndërtur shëmbuj të qytetit ekologjik: eko-monopoli me mesazhe mjedisore në të cilin fëmijët luajtën dhe mësuan se sjellja e tyre e përdithsme ndikon në mjedis. Në një pjese të shehshit u krijua nje mjedis ekologjik me nisma të vogla krijuese duke pikturuar gomat e përdorura të makinave duke i kthyer ato në vazo për të mbjell lulet. U formua ekzpozita e energjisë ku u pasqyruan projekte mbi energjine e rinovueshme të cilat janë zbatuar në Shqipëri dhe në një kënd të vogël femijët e shkollës 9-vjecare jo publike te Durrësit “Mihal Ekonomi“ pikturuan cantat prej beze duke dhënë mesazhin e tyre për mjedisin. Nuk mund të lemë pa përmdenur Shkollën ”Eurovizion“ Tiranë të cilët cdo vit përkrhanin Ditën e Tokës duke stiluar fustane me materiale të ricilkueshme. Ky festim në bashkëpunim dhe pjesëmarrjen e disa aktorëve tregon mundësinë e zhvillimit të qytetev tona drejt një zhvillimi më të gjelbër.