Ngjarje të pritëshme

No events found
Paralajmërim
  • This parser only supports VCARD and VCALENDAR files

“Iniciativat ne fushën e Energjive të Rinovueshme – një hap i rëndësishëm drejtë zhvillim të qëndrueshëm”

Shkruar nga SENIOR-A on .

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, në bashkëpunim me Njësitë e Qeverisjes Vendore në Himarë dhe Sarandë, Komisionet Këshillimore Qytetare, UNDP, si dhe biznesin lokal, fal mbështetjes financiare të CO - PLAN dhe Universitetit Polis, organizoi në datat 27 dhe 28 Maj 2014, dy tryeza të rrumbullakëta për të konkretizuar ndërgjegjësimin publik për efiçencën dhe rëndësinë e Energjisë së Rinovueshme, me zbatimin në praktikë të 3 projekteve të instalimit të paneleve diellore për furnizim me ujë të ngrohtë të 4 ndërtesave në funksion të institucioneve publike: Kompleks Sportiv - Orikum, Kompleks Sportiv Himarë, Shkollë dhe Kopësht - Sarandë, Konvikti I Shkollës Tregëtare Profesionale - Sarandë. Konkretizimi i ndërgjegjësimit të aktorëve lokal me realizimin në praktikë të projekteve në dobi të Institucineve publike që janë në shërbim të komunitetit u realizua fal, koordinimit të përbashkët të Qendrës së Informacionit Aarhus Vlorë me autoritetet lokale dhe fal mbështetjes financiare për panelet diellore nga UNDP, prezenca në Shqipëri. Te këto tryeza të rrumbullakëta vlen të përmendet fakti që pushteti lokal ka treguar interes të vecantë për forcimin e kapaciteteve të stafit të tyre, me qellim zhvillimin e iniciativave të tilla si në funksion të institucioneve publike ashtu edhe në funksion të biznesit privat. Bashkëpunimi i Organizatës tonë, me pushtetin lokal, biznesin, shoqerinë civile dhe grupet e interesit, për zhvillimin e iniciativave në fushën e Energjisë së Rinovueshme ka filluar qysh në Tetor të vitit 2013, me krijimin e Komisioneve Këshillimore Qytetare në 5 njësi vendore të Qarkut Vlorë, me organizimin e tryezave të rrumbullakëta, dhe sondazheve e forumeve publike me qytetarë, grupe interesi, biznese lokale, etj për mundësitë reale të zhvillimit të Energjisë së Rinovueshme, për t’u konkretizuar në gjysmën e parë të këtij viti me insalimin e paneleve diellore në 4 Institucione Publike në shërbim të komunitetit. “Realizimi në praktikë i investimeve të tilla në funksion të komunitetit, duke përdorur metoda miqësore me mjedisin, është një model shumë i sukseshëm dhe inkurajues që duhet përshendetur, pasi ne tashmë kemi një produkt të prekshëm dhe me shumë vlerë qe ka ardhur si rezultat i një sërë tryezash dhe takimesh midis Bashkisë sonë dhe Qendrës Aarhus dhe Zyrës së UNDP në Tiranë nëpërmjet përfaqësueses së tyre, znj. Mirela Kamberi”, u shpreh N/Kryetari i Bashkisë Sarandë, z. Jorgo Mitro.