Ngjarje të pritëshme

No events found

PP6: Grante të vogla për Rrjetet e OShC mjedisore

Shkruar nga SENiOR-A on .

Qëllimi: Mbështetje OSHC-ve të konsolidura për t’u grupuar sipas fushave të tyre të ekspertizës, për të trajtuar problemet e fushës me programe disavjeçare dhe për të përmirësuar profilin e tyre.

Krijimi i Rrjeteve

Rrjetet janë konceptuar me qëllimin për të patur një zë më të fortë dhe të unifikuar të OJF-ve mbi temat e tyre të ekspertizës, që të zhvillojnë veprimtari të përbashkëta mbi çështjet mjedisore me një mbulim më të gjerë gjeografik. Rrjeti është parashikuar si një model “rozetë” me një OJF në qendër, që ka rol udhëheqës, dhe të tjerat shërbejnë si partner lokalë (të paktën 5 partnerë lokalë). Do të ketë të paktën katër rrjete që do të mbulojnë tematikat e: (i) Vigjilencës mjedisore (ii) Mbrojtjes së Natyrës (iii) Menaxhimin e Shërbimeve Mjedisore dhe (iv) Informimin dhe Ndërgjegjësimin e Publikut.

Grantet e Rrjeteve

Qëllimi i granteve për rrjetet është mbështetja në zbatimin e aktiviteteve, të cilat konsiderohen të rëndësishme për forcimin e rrjeteve. Këto grante duhet të fokusohen në fondet operacionale për programet e përzgjedhura, projekte të vogla vizibiliteti (fushata ndërgjegjësuese), shkëmbim eksperiencash etj. Thirrja për grantet nxit OSHC-të të aplikojnë me projekte që kanë rezultate të qëndrueshme, kanë ndikim më të madh në mjedis dhe në shoqëri, ndërtojnë kohezionin midis OSHC-ve në rrjet dhe promovojnë të drejtat e njeriut.

Takimet e rrjeteve

Në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi dhe sinergjia midis rrjeteve, do të mbahen takime vjetore me pjesëmarrjen e të gjitha rrjeteve. Takimet do bëhen në fund të çdo viti të programit dhe para organizimit të Platformës Kombëtare.

Përgjigjja e OSHC-ve ndaj Prioriteteve Kombëtare

Ky është një nga komponentët e rinj që ofron ky program. Shpesh në programet disavjeçare, për shkak të kornizave të paracaktuara të projekteve, OSHC-të kanë tendencë të aplikojnë me ide që nxiten prej donatorëve ose që përshtaten shumë me objektivat e projektit. Kjo përqasje nuk është shumë e përshtatshme në adresimin e nevojave të komunitetit/vendit dhe mund të ndryshojë gjatë zbatimit të projektit. Si e tillë, është krijuar një linjë e veçantë grantesh për adresimin ose përgjigjen ndaj nevojave aktuale kombëtare.

Aktivitete Kombëtare për Prioritetet e OSHC-ve ndaj zhvillimeve në vend

Këto veprimtari janë shumë të lidhura me Grantet për përgjigjen ndaj Prioriteteve Kombëtare. Ato do t’i shërbejnë qëllimit për diskutimin me OSHC-të të prioriteteve kombëtare që ka aktualisht Shqipëria në fushën e mjedisit; promovimin e rezultateve të granteve të mëparshme; sjelljen në diskutime dhe të aktorëve të tjerë të fushës, krahas OJF-ve.