Ngjarje të pritëshme

No events found
Paralajmërim
  • This parser only supports VCARD and VCALENDAR files

"Etje" per uje - numri i ri i revistes "Mjedisi Sot" 143

Shkruar nga SENIOR-A on .

MS 143 webNumri me i fundit i revistes Mjedisi Sot 143, me titull “Etje per uje” i kushtohet ceshtjes se menaxhimit te ujerave ne Shqiperi.

Ne brendesi te revistes do te gjeni nje interviste me ekspertin e ceshtjeve te ujit, z. Molnar Kolaneci, i cili ka folur mbi problematiken e menaxhimit te burimeve hidrike ne vendin tone. Nje vend te vecante ne reviste ze dhe Letra e pozicionimit “Per zhvillimin e qendrueshem te sektorit te ujit si burim natyror dhe si e mire publike”, rezultat i nje procesi te gjate diskutimesh mes eksperteve, perfaqesuesve te organizatave jofitimprurese mjedisore dhe profesioniste te fushes se mjedisit dhe ujerave ne veçanti, e cila eshte paraqitur dhe ne Komisionin Parlamentar te Veprimtarive Prodhuese, Tregetise dhe Mjedisit.

Nder shkrimet e tjera te revistes, po aq te rendesishme ne lidhje me temen e numrit, permendim Hidrocentralet, gangrena qe po shkaterron mjedisin ne rrethin e Librazhdit; Planet greke per devijimin e Vjoses dhe “lufta e mjedisoreve”.

Ne lajmet nga bota do te gjeni dy shkrime per dy nga ngjarjet me te rendesishme te vitit: Projekti per Realitetin e Klimes, me transmetimin e drejtperdrejte ne internet me 16-17 shtator - 24 oret e Realitetit me 24 Arsye per te Shpresuar; dhe Dita e Deficitit Ekologjik, 19 Gusht 2014, dita kur gjurma jone ekologjike tejkaloi buxhetin vjetor te planetit.

Revista eshte pergatitur ne kuader te programit SENiOR-A "Mbeshtetje per Organizatat Mjedisore te Shoqerise Civile ne Shqiperi".

Per lexim me te plote te revistes, vizitoni faqen e internetit www.mjedisisot.info