Ngjarje të pritëshme

No events found

Revista “Mjedisi Sot 144” - # nevojë për ajër

Shkruar nga SENIOR-A on .

MjedisiSot144Numri i rradhës i revistës Mjedisi Sot 144 i dedikohet tematikës së ajrit, me titull “# nevojë për ajër”.

Ndërmjet shkrimeve tematike në brendësi të revistës do të mund të gjeni një intevistë me Përgjegjësen e Sektorit të Ajrit, Ndryshimeve Klimatike dhe Kimikateve në Ministrinë e Mjedisit, znj. Laureta Dibra, e cila përshkruan hollësisht punën e deritanishme dhe hapat konkretë lidhur me ligjin e ri për ajrit, në shkrimin me titull “Ajri: Ligji i ri “me këmbë në tokë” - Risitë e një lufte të vështirë për të mbrojtur cilësinë e ajrit dhe përmirësimin e shëndetit të publikut…”. Nëpërmjet shkrimit të ekspertit të ajrit, z. Agron Deliu, “Ndotësit organikë të avullueshëm: armiqtë e panjohur...” do të njihini nga afër të gjithë ndotësit organikë të avullueshëm (VOC) që gjenden shumë pranë nesh, në mjedisin ku jetojmë. Në revistë janë paraqitur dhe 10 bimë që mund të përdoren lehtësisht për pastrimin e ajrit në mjediset e brendshme të shtëpisë apo zyrës sonë.

Lajmet nga vendi zenë një pjesë të hapësirës së revistës, ku theksojmë daljen e Raportit të progresit për Shqipërinë për 2014-ën. Programi SENiOR vjen në këtë numër me disa shifra konkrete mbi arritjet e deritanishme përgjatë dy viteve të zbatimit të tij.

Në lajmet nga bota do të gjeni një shkrim mbi Raportin e pestë vlerësues të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, i cili sjell disa nga gjetjet kryesore të raportit “Ndryshimet klimatike 2014”.

Për më shumë mund të vizitoni faqen e internetit