Ngjarje të pritëshme

No events found

Revista Mjedisi Sot 140: “Jemi cfare konsumojme!”

Shkruar nga SENIOR-A on .

Kapaku MS 140Numri me i fundit i revistes Mjedisi Sot 140, me titull “Jemi cfare konsumojme!” i eshte kushtuar kete here ceshtjes se kimikateve dhe ndikimit te tyre ne shendetin e njeriut dhe ne mjedis. 

Shkrimet qe gjenden ne brendesi te revistes japin nje pershkrim te gjendjes se kimikateve ne vendin tone, persa i perket aspektit legjislativ dhe rregullator; te situates konkrete te menaxhimit te kimikateve ne vend me pergatitjen e Profilit Kombetar te Menaxhimit te Kimikateve; si kontrollohen mbetjet e pesticideve ne vend; tregojne per shkallen e informimit te publikut te gjere mbi rrezikshmerine qe paraqet prania e kimikateve ne produktet e ndryshme qe perdorim ne jeten e perditshme; etj. 

Nder shkrimet e tjera te revistes permendim reportazhin per Hidrocentralet ne zonen e Librazhdit, kanosje per zhdukjen e burimeve ujore; aktualitetin mbi Velipojen dhe problemet qe ndeshen ne kete zone turistike; aktivitetin e zhvilluar ne Valbone ne kuader te projektit rajonal te REC per hartimin e Planit Lokal te Veprimit per Biodiversitetin; si dhe lajme interesante nga bota. 

Revista eshte pergatitur ne kuader te programit SENiOR-A "Mbeshtetje per Organizatat Mjedisore te Shoqerise Civile ne Shqiperi".

Per lexim me te plote te revistes, vizitoni faqen e internetit www.mjedisisot.info