Ngjarje të pritëshme

No events found
Paralajmërim
  • This parser only supports VCARD and VCALENDAR files

Mjedisi Sot 139 per transportin e qendrueshem

Shkruar nga SENIOR-A on .

MjedisiSot139 web-1

Numri i ri i revistës Mjedisi Sot 139, me titull "Tendencë!? Përgjegjshmëri!? Politika më të drejta!?" ka si temë kryesore transportin e qëndrueshëm në vendin tonë.

Në brendësi të revistës, lexuesit do të mund të shfletojnë një shkrim mbi Plani i ri Rregullues të Tiranës për zhvillimin e rrjetit rrugor; një artikull për Pushtimin e Tiranës nga automjetet dhe disa masa të mundshme për t'u cliruar prej tyre; një reportazh për Hekurudhat Shqiptare sfida të një legjende të harruar si dhe për Nismën Ecovolis dhe statusin e ri që kanë marrë biçikletat falë kësaj nisme.

Gjithashtu, ndër shkrimet e tjera brendësi të revistës gjenden një reportazh për Komunën e Ulzës dhe festën e organizuar aty me rastin e shpalljes Park Kombëtar; një shkrim i detajuar mbi aktivitetet e organizatave të shoqërisë civile, si pjesë e rrjeteve mjedisore të mbështetura nga programi SENiOR-A, si dhe disa lajme interesante e të vecanta nga bota.

Revista është përgatitur në kuadër të programit SENiOR-A "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri".

Për lexim më të plotë të revistës, vizitoni faqen e internetit www.mjedisisot.info