Ngjarje të pritëshme

No events found
Paralajmërim
  • This parser only supports VCARD and VCALENDAR files

Projekti " Se bashku nje sy per mjedisin "

Shkruar nga SENIOR-A on .

Veprimtaria e Kompanise Bankers Petrolium ne zonen naftembajtese Patos-Marinze

Qendra per Kerkim Bashkepunim dhe Zhvillim-CRCD ka qene prezente me projekte ne Qarkun e Fierit dhe ne vecanti ne zonen nafte-mbajtese te Patos-Marinezes.

Veshtiresite e shumta me te cilet perballeshin banoret e zonave paresore te ndikimit te puseve te naftes, kushtet e mjeruara te mjedisit ne te gjithe zonen ku operohej, infrastruktura tejet e varfer per fshatrat ku ishin te instaluara puset e naftes, etj ishin disa nga arsyet qe na drejtuan te hulumtonin me konkretisht situaten e Kompanise Bankers Petroleum.

Bankers Petroleum shfrytezon zonen nafte-mbajtese te Komunave Mbrostar, Zharrez, Kuman, Portez, Bashkia Roskovec e Patos me rreth 26 fshatra. Jo te gjitha keto njesi vendore jane ne te njejtin nivel rendesie per nga perfitimi qe ka kjo kompani nga numri i puseve por impakte negative ne mjedis jane ne cdo fshat

Vizitat ne cdo fshat te zones si dhe ne familjet qe na hapnin dyert ishin fillimi i punes sone per te mesuar sa me shume rreth situates.

Faktet e mbledhura nga bisedat me ta tregojne per punonjes social e eksperte te Kompanise te cilet ne pothuajse 5 vite kontaktojne banoret dhe kryepleqte e fshatrave, vazhdimisht beheshin premtime per kerkesat qe ata kishin dhe realisht nuk ishte bere asgje.

Sipas tyre, Kompania Bankers Petroleum Ltd, kishte bere disa investime te vogla ne fshatra te cilat sipas tyre nuk ishin kerkesa te komunitetit si p.sh nje fushe mini-futbolli, e cila nga fakti qe nuk ishte e mirembajtur tregonte se nuk shfrytezohej nga komuniteti. Sipas tyre, ambjentet sportive apo tregjet per shitje produktesh bujqesore ishin te nevojshme por jo prioritare para kerkesave bazike per jetesen e tyre.

Kerkesat e banoreve ne disa nga fshatrat ishin kolektive qe i sherbenin gjithe komunitetit si: rruge te rikonstruktuara qe kalojne permes fshatit dhe jo ato qe ben kompania per qellime biznesi, pra per te shkuar ne puset nafte-mbajtese, furnizimin me uje te pijshem, ambulance, shkolle fshati etj kushtet e te cilave ishin mjerane dhe cdokush qe viziton keto zona arrin te kuptoje se sa e varfer eshte infrastruktura dhe ambjenti perreth. Ne vecanti nga gjithe te tjerat, uji i pijshem ishte nje sfide per banoret dhe sidomos per grate e femijet qe kalonin ore te tera duke mbushur uje ne nje cezme ne qender te fshatit dhe ne raste te tjera larg qendres se banimit pasi uji ishte i ndotur.

Pak familje kishin dhene me qera token e tyre bujqesore per puse nafte duke e pare me shume me leverdi se bujqesine por kjo siperfaqe toke kthehet ne toke te pashfrytezueshme per qellime bujqesore dhe e pa rikthyeshme me ne parametra te tille. Edhe cmimet e vendosura nga Kompania Bankers Petroleum Ltd jane te pakundershtueshme nga banoret po ashtu edhe menyra e hartimit te kontratave vazhdueshmeria e tyre le per te dyshuar ne lidhje me perfitimet afatshkurtra te qiradhenesit. Ne rast se ndonje qeradhenes ngrinte zerin, kompania i prishte kontraten dhe toka e tij mbetej e pa vlere pergjithmone pasi ajo tashme ka vetem nje destinacion te lidhur me aktivitetin e kompanise se naftes dhe gazit.

Te tjera familje e kishin te pamundur te kishin prodhime bujqesore si dikur pasi ujerat nen-tokesore ishin te kontaminuara dhe disa here Kompania kishte derguar specialiste per analiza por banoret nuk dispononin asnje informacion te shkruar per kete.

Nje situate tejet e veshtire paraqitej ne nje fshat te Bashkise Roskovec, ku hidheshin direkt mbetjet e naftes ne nje toke bujqesore e cila pretendohej se ishte dhene nga pronari i tokes por nderkohe te gjtiha tokat perreth ishin e ndotura. Banoret kishin propozuar rrethimin me pyje te siperfaqeve te tilla. Ne kete fshat, darka ishte e pamundur per tu kaluar nga era e gazit qe clirohej ne menyre te vazhdueshme cdo nate nga puset e naftes.

Vizitat ne familje, bisedat me banore me burra dhe gra, vizitat ne terren u kombinuan edhe me takimet me Autoritetet vendore qe mesa dukej reflektonin te njejten gje si banoret. Leterkembim i njeanshem me kerkesa per permiresime infrastrukture me punonjes te Programit te Investimeve Sociale te kompanise por asnje transparence apo pergjigje zyrtare nga kjo kompani. Madje disa prej tyre kishin pergatitur edhe projekte te furnizimit me uje te pijshem me ndihmen e eksperteve dhe e i kishin dorezuar por nuk dinin se cfare po ndodhte me to.

Megjithate, Bankers Petroleum ishte duke ofruar kurse te gjuhes angleze per femijet e te rinjte ne zone, takime te shkembimit te eksperiencave per bujqesine mes fermereve etj si keto qe na i deshmuan autoritetet vendore por nuk ka asnje statistike nga ana e tyre se cili eshte perfitimi real i tyre. Nje Qender per Informimin e Komunitetit eshte ne mes te zones por kjo eshte teper formale. Nuk ka nje sistem qe cdo banor te kete lehtesi ne dorezimin e nje ankese e me pas marrjen e nje pergjigje. Kjo eshte ende per t'u verifikuar nga ne....

Ne gjithe keto takime e biseda te lira, nder te tjera u perpoqem te kishin nje statistike apo te mundesonim nje perllogaritje tonen sesa te punesuar nga keto zona kishte ne Bankers Petroleum Ltd dhe nen-kontraktoret e tij por ende nuk kemi arritur te kemi nje shifer te tille.

Gjate periudhes ka pasur shume veshtiresi te marresh informacion, pasi sapo permend emrin Bankers, banoret jane shume te irrituar dhe duhet kohe sa e bejne dallimin se me ke po bisedojne.....

Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A ""Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-A)", i mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN).