Ngjarje të pritëshme

No events found
Paralajmërim
  • This parser only supports VCARD and VCALENDAR files

Mbi abuzimin me koncesionet e dhena per ndertimin e hidrocentraleve ne Parkun Kombetar Shebenik - Jabllanice

Shkruar nga SENIOR-A on .

Shoqata Egnatia, Librazhd

Një numër OJF Librazhd janë të shqetësuara për ndërtimin e HECE-ve në këtë rreth, sipas specilaistëve dhe shkresës së dërguar Kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve ndërkomenbatre, kërkojnë rishikimin e dhënies së komcesioneve për 84 Hidrocentarle në këtë rreth, ku rreth 40 përqind janë në Parkun Kombëtar Shebenik. Kerkesa vijon si me poshte:

Aktualisht ne rrethin e Librazhdit jane dhene rreth 84 leje per ndertimin e hidrocentraleve, ku 70% e HEC-ve prekin Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice. Lejet koncesionare jane dhene ne mungese te plote te nje vleresimi strategjik mjedisor per lumenjte. Ndertimi i kaq shume hidrocentraleve do te sjelle deme te pa riparueshme ne peisazhin e mrekullueshem natyror te zones, ne biodiversitetin e saj, si dhe do te krijoje problematika te forta social-ekonomike per komunitetin. HEC-et e planifikuara do te prekin pashmangshmerisht rrjedhen ne lumin Shkumbin, lumin e Rrapunit, lumin e Lunikut, lumin e Gurakuqit, zallin e Qarrishtes, lumin e Bushtrices, lumin e Radicines, lumin e Gostimes, perrenjte She Librazhd, She Dragostunje, She Hotolisht, Gurekuqe, Lingajca, Stebleve, etj. Praktikisht, nuk do te kete burim, perrua apo lume pa u prekur nga ky fenomen!

Nuk ka asnje dyshim se ndertimet e digave, kanalizimeve, devijimet e rrjedhes natyrale te ujit nepermjet tubacioneve dhe tuneleve ndikojne negativisht ne habitatet natyrore dhe ne teresine e mjediseve ujore. Po keshtu elemente te qenesishem te ndikimeve negative afatgjata jane; copezimet e habitateve, deme te pariparueshme ne peisazhin natyror, zhdukja e llojeve te rrezikuara te faunes dhe demtimet e drejteprdrejta te flores. Devijimi dhe shkurtimi i rrjedhes natyrale te ujrave, ne menyre te pashmangshme do te krijoje nje barriere per kryerjen e aktiviteve tradicionale te qendrueshme dhe do te pengoje zhvillimin e ekoturizmit ne Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice.

Ekosistemi natyror Shebenik-Jabllanice eshte shpallur Park Kombetar me 21.05.2008 dhe si i tille gezon te gjitha privilegjet, se paku ligjore, per mbrojtjen e integritetit te tij territorial nga nderhyrjet direkte ne mjedis. Territori i parkut ze pjesen qendrore te "Brezit te Gjelber te Ballkanit" dhe perfaqeson nje zone te gjere nderkufitare. Kjo zone formon nje korridor te rendesishem ekologjik per kafshet e egra, te cilat kane vlera te pallogariteshme ne ruajtjen e larmise biologjike te rajonin Ballkanik, e me gjere.

Parku Kombetar i Shebenik-Jabllanices dallohet per nje pasuri te paperseritshme te biodiversitetit. Aty gjenden gjallesa te rralla te mbrojtura nga legjislacioni kombetar dhe nga konventat nderkombetare. Fauna karakterizohet nga prania e ariut te murrme, ujkut, lunderzes, troftes se malit, etj. Fatemiresisht ne kete zone mbijeton Rreqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus syn.martinoi), qe eshte nje kafshe endemike shume e rralle dhe ne rrezik zhdukje.

Per sa i perket flores, ne park hasen lloje te shumta bimore te cilat jane te rralla e te kercenuara si Manushaqja Shqiptare (Viola albanica) dhe Manushaqja e Dukagjinit (Viola dukadjinica), Menishte Shqiptare (Cistus albanicus) endemike e Shqiperise, Zambaku Shqiptar (Lilium albanicum), si dhe Shafrani i Jabllanices (Crocus jabllanicensis) endemik i malit te Jabllanices.

Per te gjitha arsyet e parashtrura me lart, ne apelojme per ndalimin e menjehereshem te ndertimit te HEC-ve ne Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice. Ne do te mbikqyrim situaten nga afer, do te njoftojme vazhdimisht publikun e gjere mbi ecurine e aktiviteteve abuzive dhe do te shtojme perpjekjet tona per te mbrojtur Parkun Kombetar Shebenik-Jabllanice.

Ne besojme tek mbizoterimi i ligjit dhe shpresojme se Keshilli i Ministrave do te shqyrtoje kete apel dhe do te ndermarre te gjitha hapat e nevojshem institucionale per korrigjimin e kesaj vendimmarrje te gabuar.