Ngjarje të pritëshme

No events found

Takim me komunitetitn për shpalljen eParkut Rajonal Kthellë

Shkruar nga SENiOR-A on .

Në kuadër të projektit SENiOR-A, (Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri, me asistencë të REC Albania dhe financim të SIDA-s), organizata mjedisore "Iliria" si pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim të ngushtë me INCA-n, në kuadër të procesit për shpalljen e Parkut Natyror Rajonal Kthellë, organizoi një takim informues në komunën e Kthellës.

Në takim morën pjesë përfaqësues të MMPAU, të pushtetit vendor, të komunitetit të zonës, përfaqësues të organizatave anëtare të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës etj. Në fjalën e rastit, Kryetari i Komunës Kthellë, shprehu interesin e komunës dhe të komunitetit si dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë dhe për ta çuar deri në fund këtë proces.

Nga organizatorët u soll për të pranishmit eksperienca për shpalljen e Parkut Natyror Rajonal të Ulzës, i cili shpallur vitin e kaluar, duke theksuar rëndësinë e ndikimin e këtij procesi në ruajtjen e biodiversitetit të zonës, qëndrueshmërisë së zhvillimit të saj si dhe vazhdimësinë e kësaj eksperience duke qenë se janë dy zona kufi me njëra tjetrën. Në vazhdim, nëpërmjet një diskutimi me të gjithë pjesëmarrësit, u paraqit propozimi i ndarjes në nën zona me specifikat e tyre duke e ilustruar dhe me hartën përkatëse të parapërgatitur nga ekspertët e biodiversitetit dhe programit GIS.