Ngjarje të pritëshme

No events found
Paralajmërim
  • This parser only supports VCARD and VCALENDAR files

Monitorim i gjendjes mjedisore te plazhit te Velipojes gjate sezonit turistik 2013

Shkruar nga SENIOR-A on .

velipoja 1

Na ishte njehere Velipoja....Me pelqen ta filloj keshtu kete artikull sepse aktualisht me te vertete duhet te themi "Na ishte njehere". Shume nga ato pasuri, ato vlera qe permban ky plazh po zhduken me nje shpejtesi te papare nga dora e njeriut. Po ngrihen pallate, hotele e shtepia ne cdo cep te plazhit, te panumerta, shumngjyreshe, te formave dhe te materialeve nga me te ndryshmet pa pyetur per urbanistiken, per bimesine, per derdhjen e ujrave te zeza, per reduktimin e hapesirave te gjelbra, per reduktimin e potencialit turistik, per shfrytezimin pa kriter te resurseve etj.

Askush nuk ankohet per asgje, edhe pse ngjitur me shtepite e tyre te pushimit, gjenden gropa gjigande me uje te ndotur te cilat mbajne ere kundermuese te padurueshme qe ndihet ne cdo kend te qendres se Velipojes. Askush nuk ankohet se kur del ne dritare gjen ngjitur murin e nje ndertese tjeter, askush nuk ankohet se mbetjet aty nuk miremenaxhohen. Kjo situate po demton edhe bizneset e lokalet qe operojne ne kete zone e cila mbahet si shetitorja e Velipojes. Dhe prape, askush nuk flet...

Kesaj gjendjeje i shtohet edhe ndertimi i nje pedonaleje disa kilometra te gjate, prej betony, me lartesi mbi 1m. Gjoja, kjo do te pengonte makinat te kalonin buze reres ku qendrojne pushuesit...Pervec ketij blloku gjigand betoni qe qendron krenar, aty, mu ne mes te plazhit, anash tij zoterojne 4 banjo publike te cilat vetem per sherbim publik nuk mund te shquhen. Kur kalon pergjate pedonales, ato kundermojne nje ere te llahtashme dhe te ze frika se mos merr ndonje infeksion thjesht duke kaluar aty rrotull. Me e bukura eshte se mu aty afer duhet te kalojne me patjeter pushuesit per te arritur plazhin apo per t'u kthyer ne shtepi. Veshtron rreth e rrotull e konstaton sesi ujrat e zeza te atyre banjove dalin siper terrenit e shihen me sy te lire pa patur nevoje te jesh vigjilent. Dhe aty qendrojne edhe baret dhe restorantet te cilet mbipopullohen nga njerezit. Per disa biznese te tjera, kjo pedonale eshte pare si nje barriere dhe ka penguar ecurine e aktivitetit te tyre. Dhe prape, askush nuk ngre zerin.

Per ironi te fatit, nga njeri krah, duhet te falenderojme Komunen e Velipojes e cila ka lejuar privatizimin e gati pothuajse te te gjithe bregdetit te Velipojes, duke lene hapesira minimale per plazh te lire, por ama, vetem ne kete menyre mund te themi qe pushuesit e kane mundesine te qendrojne ne nje ambjent te paster, te mirembajtur nga pronaret sezonale te plazhit. Por vetem ata pushues qe e kane mundesine te paguajne 500 leke te reja per nje cader.

Duket qarte qe ka mangesi te medha edhe ne menaxhimin e mbetjeve urbane ne kete komune per shkak se edhe kur sherbimi realizohet, sic ndodh shpesh ne Shqiperi, behet ne menyre gjysmake, duke pastruar vetem dhe vetem permbajtjen e koshit dhe, cfare ka perreth tij, nuk na qenka detyre e punonjesve te sherbimit te pastrimit.

Ne fotografite e mesiperme shohim vetem sherbimin e pastrimit ne qender te Velipojes. Nuk ia vlen te permendet derdhja e Bunes apo laguna e Vilunit, pasuri te pacmueshme, ku mbreteron pislleku, mbetjet, gjirizet, sidomos ne lagunen e Vilunit ku rera ka marre ngjyre te zeze, dhe kjo jo nga jodi i saj i tepert.

Ka ardhur koha, tashme, qe njerezit, populli, qytetaret, pushuesit, bizneset, te kerkojne te drejtat e tyre qe te kalojne pushime ne ambjente te pastra dhe te shendetshme ashtu si te krijohen ambjente te pershtatshme per zhvillimin e biznesit te vogel.

Nder te vetmet konstatime pozitive, do te thoja se ishte respektimi rigoroz i aktit normativ mbi zhurmat ne zonat turistike, akt qe hyri ne fuqi veren e kaluar 2012.

Ky projekt eshte bere i mundur nga nje grant i REC ne kuader te programit SENiOR-A "Mbeshtetje per Organizatat Mjedisore te Shoqerise Civile ne Shqiperi". Ky program eshte financuar nga Qeveria Suedeze