Ngjarje të pritëshme

No events found

Programi SENIOR-A

Shkruar nga SENiOR-A on .

Programi "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri 2012-2015, SENiOR-A", zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri dhe financohet nga Qeveria Suedeze dhe ka si qëllim të përgjithshëm "Forcimin dhe specializimin e mëtejshëm të shoqërisë civile në fushën e mjedisit në Shqipëri, për të qenë e aftë të paraqesë nevojat e komunitetit, të sigurojë shërbime e mbështetje, të zhvillojë partneritete dhe rrjete të përbashkëta, të adresojë përparësitë kombëtare të zhvillimit në fushën e mjedisit dhe udhëheqë në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm".

Përmes paketave të punës, REC Shqipëri synon të arrijë objektivat strategjikë në mbështetjen e Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) si më poshtë:

- OMShC janë bërë aktorë institucional të konsoliduar, demokratikë dhe të bazuar tek të drejtat;

- OMShC-të janë specializuar dhe aplikojnë një përqasje programore në adresimin e nevojave të komunitetit drejt zhvillimit të qëndrueshëm;

- Bashkëpunimi funksional është vendosur ndërmjet OMShC dhe aktorëve shtetëror.